Besim Ilazi për PDK-në në Kaçanik

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se kryetari i saj, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në tubimet promovuese të kandidaturave të PDK-së për kryetarë komunash në Kaçanik, Han të Elezit dhe në Shtërpcë
“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të prezantimit të kandidatëve për kryetarë të komunave të Kosovës për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, ka marrë pjesë sot në tubimin e organizuar nga Dega e PDK-së në Kaçanik”, thuhet në kumtesën e PDK-së.
Me këtë rast, Partia Demokratike e Kosovës ka nominuar zyrtarisht kandidaturën e Besim Ilazi për Kryetar të Komunës së Kaçanikut. Ilazi edhe aktualisht mban pozitën e kryetarit./Indeksonline/