E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet një veturë policore

Një veturë e Policisë së Kosovës është djegur. Për këtë nuk raportohet se ka persona të lënduar, ndërkaq në Inspektoratin Policor të Kosovës thonë se ende nuk i dinë shkaqet e zjarrit. 

“Hetuesit e IPK-së në këtë fazë janë në proces të grumbullimit të informacioneve, dhe të njëjtit akoma nuk kanë marrë raportin me shkrim nga eksperti i zjarrit (nga Departamenti i zjarrfikësve të Pejës) lidhur me shkakun e zjarrit, kurse vetura tashmë e dëmtuar është dërguar për ekzaminim në laborator në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë”, ka thënë Arbër Beka Inspektorati Policor i Kosovës për Indeksonline.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur para dy ditësh, të mërkurën në rrugën Raushiq-Baran, konkretisht në fshatin Kryshec
“Hetuesit e IPK-së nga Departamenti i Hetimeve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes duke kontaktuar edhe me prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore në Pejë i cili vazhdimisht ka qenë i njoftuar lidhur me veprimet e hetuesve të IPK-së në terren”, ka shtuar Beka për Indeksonline./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›