Berisha: Rama do të krijojë shtetin e autobusit mavi
Kryeministri Berisha ka vijuar sërish me sulmet ndaj kreut të Partisë Socialiste Edi Rama dhe alternativës së opozitës në zgjedhjet e 23 qershorit.
Ndërsa ka përuruar një fabrikë të përpunimit të peshkut në Hudënisht të Pogradecit, shefi i qeverisë ka theksuar se Rama kërkon të krijojë shtetin e autobuzit mavi ndërsa ka shtuar se kryesocialisti kërkon të realizojë ato të cilat janë përfunduar nga qeveria.
Ne po ecim dhe makineritë po blihen pa TVSH. Pala tjetër kërkon të bëjë realitet atë që kemi bërë ne. Kjo palë bërtet për ulje taksash, por nuk thotë sa ulen. Autobusi mavi është shteti i fiksimeve.Unë jam mjek dhe e njoh më mirë se kushdo. Rama urren babanë e tij, imagjinoni çfarë ndjenja ka për gjyshin por atij i falet se e ka nga kompleksimi tha Berisha.
Kryeministri Berisha ka vlerësuar edhe vizitën e kryebashkiakut Basha në zyrën elektorale të kandidates së PS-së Lindita Nikolla dhe takimin me këtë të fundit.
Zoti Basha ishte në mision të shërbimit të qytetarëve. Rastisi që po rregullohej rruga, pasi zoti Rama la si trashëgimi 250 kilometra rrugë e rrugica të baltosura në Tiranë. Natyrisht, Basha bëri mirë që po ndërton rrugën ku është zyra e përkohshme e zonjës Lindita Nikolli dhe kjo është normale. Por shoku është në autobus mavi. Po ta shihni e dëgjoni, ai i ka të gjitha elaboratet nga autobusi mavi, ia redakton Koçoja, pasi ai është zëvendëshoferi, ndonëse de facto është shoferi i autobusit tha kryeministri.