E Diel, 1 Nëntor 2026

Si do mund të përkthehej në gjuhë politike fraza mjerë ai që guxon e Kryeministrit?

dokuDy ditë më parë Rama deklaroi se në vend të dy gishtave do të vëmë një shatërvan spektakolar duke iu referuar një monumenti me konotacion partiak në qendër të Kavajës. Kryetari i majtë i Bashkisë Kavajë, Roshi, e ço dhe më tej duke thënë se do ta heqim me helikopter (do ta marr me qira, me lekët e xhepit tim. I ka hallall) e do ta çojmë para kryeministrisë.

Deklarata e Kryeministrit është pak më e errët se kaq.  Ky është sheshi i historisë, monumenti është historik dhe po deklaroj: mjerë ai që do të guxojë ta prekë…. Këto ka deklaruar Kryeministri në Kavajë. Duket e vështirë për të imagjinuar se çfarë projekti a strategjie politike ka Kryeministri pas frazës mjerë ai. Të jetë Komision Parlamentar alla-vesh?

Por me sa duket kjo nuk është një deklaratë politike sesa një frazë e thjeshtë dhune fizike, siç mund të kuptohet pak më vonë, kur Berisha kërcënon Ramën që po e ngau monumentin do ecë zbathur pa këpucë mbi copat

Ty që të tmerron përmendorja e heroizmit të Kavajës dhe shqiptarëve, sikur të imagjinosh një monument të bërë copa, do imagjinosh veten tënde pa këpucë i zbathur duke ecur mbi ato copa, iu drejtua Berisha Ramës.

Në këtë rast, organizmat kundër torturës do kishin plot material për tu marrë.

http://respublica.al/artikuj/2013/06/02/si-do-mund-te-perkthehej-ne-gjuhe-politike-fraza-mjere-ai-qe-guxon-e

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›