I akuzuari për vrasjen e policit: Isha i pirë, s’mund t’i shmangia
TIRANE- Edmir Koleci është kyçur në qeli nën akuzën e vrasjes së policit Selman Lena, edhe pse këmbëngul se nuk ka pasur qëllim të vrasë ndokënd. Ai ka qenë duke udhëtuar drejt shtëpisë së tij me makinën e të vëllait, kur aksidentoi për vdekje efektivin e policisë Lena dhe plagosi rëndë policin Preng Lleshaj. 37-vjeçari, baba i tre fëmijëve, doli dje përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur me masën e sigurisë. Prokuroria ka ngritur ndaj tij, akuzat e “vrasjes në rrethana cilësuese”, në dëm të policit Lena dhe “vrasjes në rrethana cilësuese, mbetur në tentativë”.
Seanca ndaj tij u zhvillua me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit hetimor, por burime për “GSH” thanë se Koleci ka pranuar të rrëfehet para gjykatësit Fran Prendi dhe të japë versionin e tij lidhur me ngjarjen e rëndë. “Kam qenë duke ecur me makinën e vëllait duke udhëtuar drejt shtëpisë sime në Laknas. Isha pak shpejt. Para meje ishte një makinë me targa të huaja e cila më dha sinjal djathtas. Unë kujtova se më hapi krahun dhe hyra në parakalim. I dhashë gaz makinës. Në moment shquajta një person që po vendoste në rrugë trafikndarëse. U përpoqa ta shmangia, por nuk munda. Teksa devijova kam përplasur dhe një person tjetër. Nuk u ndala, pasi isha dhe i pirë. Ika në shtëpi, lashë makinën dhe mora si taksi komshiun tim. Kur kam kaluar pranë vendit të ngjarjes, mora vesh që të dy ishin policë dhe njëri kishte vdekur”, - tha Koleci. Pavarësisht se u mundua të bindë gjykatën se nuk ka pasur qëllim vrasjen dhe se ngjarja nuk ishte gjë tjetër veçse aksident, Koleci do të qëndrojë nën masën e sigurisë “arrest me burg”. Ndërkaq, Shkëlzen Sulaj, i dyshuar se ndihmoi Kolecin të largohej nga vendi i krimit, u lirua nga qelitë dhe u dërgua në arrest shtëpie.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)