Berisha: Rama e Meta të hedhintek a çift për debatin me mua
Të tjera rreth shkrimit LIVE TV/ Bashkebisedimi me gazetarët në Korçë
KORCE- Kryeministri Berisha ndodhet në një takim me gazetarët në qytetin e Korçës. Kryeministri sulmoi Metën duke thënë se nuk mund të flasë një ditë si opozitë dhe një ditë si qeveri." Kryeministri shpjegoi dhe arsyen madhore që e kishte nxitur të linte jashtë listës 4 kryetarë komisionesh për të përfshirë në listë 3 ish deputetët e PS-së dhe 5 aleatët e tij. Berisha: Rama ktheu KQZ në pazar, PD nuk mund të ndërhyjë në KQZ.
Berisha tha se si Ilir Meta ashtu dhe Edi Rama kërkojnë që të jetë në debat me të. Ai sulmoi dhe Metën duke i thënë se nuk mund të jetë një ditë në opozitë e një ditë në qeveri.
“Më kërkon edhe Meta në debat. Të bëjnë tek a çift. Unë e kam ftuar Ramën 2 herë në debat. Unë kryeministër e ftoja, jo më thoshte. Të zgjidhin problemet që kanë me njëri- tjetrin. Një gjë kam me Metën nuk mund të flasë një ditë si opozitë dhe një ditë si qeveri.
BERISHA: RAMA SHAN TRE HERE ME SHUME
Berisha tha se Rama është “humbës i madh në politikë” “Nga një studim i “Soros” Rama shan 3 herë më shumë se unë. Me sharje nuk ndërtohet asgjë, vetëm hiçi. Politikani nuk duhet të përdorë kurrë sharje, nëse i kam përdorur kam bërë gabim. Evdin Rama ka qenë një rrëmujë siç është e majta.”
BERISHA NUK PERGJIGJET NESE DO TE JAPE DOREHEQJEN NGA KREU I PD NESE HUMB ZGJEDHJET
Berisha nuk iu përgjigj pyetjes nëse do të jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD-së nëse humbet zgjedhjet. Kjo ishte pyetja e dytë që iu bë nga një gazetar pas pyetjes që kishte lidhje me KQZ. Berisha iu përgjigj vetëm pyetjes për KQZ
BERISHA: PD NUK NDERHYN NE PROBLEMIN E KQZ, RAMA E SHNDERROI NE PAZAR
Kreu i qeverisë në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve tha se “PD nuk ndërhyn në problemin e KQZ-së në mënyrë absolute”. Duke iu referuar zhvillimeve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Berisha akuzoi kreun e Partisë Sociliste për pazare me emërimet e anëtarëve.
“KQZ u shndërrua në një pazar të turpshëm të kreut të PS-së me aleatët e vet. U bë pazar për të futur në listë dikë tjetër në vend të dikujt, dhe këtë e bën vetëm shoku Edvin. Dy anëtarë të tjerë dhanë dorëheqjen në shtrëngicë të plotë dhe totale. Para dy javëve Rama i deklaroi një grupi diplomatësh se me këtë situatë të KQZ-së edhe po i humbi zjedhjet nuk do t’i njohë ato. E pra këtu flen lepuri. Rama do që mos i sjellë ata në KQZ, dhe si rezultat të thotë se humba zgjedhjet se kishte 4 anëtarë në KQZ. Por këtë s’ia beson askush”, u shpreh Berisha.
Ndërkaq theksoi se, nëse aleanca i çon emrat e anëtarëve atëherë do të mblidhet dhe parlamenti për t’i votuar ata.
“T’i sjellë anëtarët t'ia votoj, unë kam sensin e kompromisit. Janë 3 vende, t’i ndajnë ata me njeri-tjetrin siç e përcakton ligji, dhe të mbledhim prarlammentin për të votuar anëtarët e KQZ-së.
VIZAT ME SHBA, BERISHA: AMBASADA KA THENE NJE TE VERTETE
Heqja e vizave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës varet nga progresi i vendit dhe rritja e standardeve. Duke iu referuar përgjigjes së Ambasadës Amerikane për liberalizmin e vizave, pas premtimit të tij për heqjen e tyre, Berisha tha se ky qendrim është i vërtetë.
“Ambasada amerikane ka thënë një të vërtetë. Kjo qeveri as sot dhe as njëherë nuk do të kërkojë favore që nuk i përkasin, por kjo përbën një premisë shumë pozitive. Në qoftë se do të ishin bërë përpjejekjet konkrete, Shqipëria do t’i kishte liberalizuar me kohë vizat. Kjo ska ndodhur, sepse s’janë përmbushur kriteret. Me SHBA kemi marrëdhëniet më konstante, më transparente dhe më pozitive. Sapo të na kërkojnë të plotësojmë kushtet, ne do të vijojmë. Kemi një marrëdhënie miqësore me SHBA, dhe ne do të punojmë për përmbushjen e detyrimeve”, u shpreh Berisha.
PËRFSHIRJA E 3 DEPUTETËVE PS, BERISHA: I QËNDROJ MARRËVESHJES NUK MASHTROJ SI RAMA
Kryeministri Berisha shpjegoi dhe arsyen përse nuk kishin futur 4 kryetarë komisionesh dhe 11 anëtarë komisionesh në vende jo fort të sigurta. Berisha tha se duhej të fuste në lista 3 deputetët e PS dhe 5 aleatët pasi interesi më madhor prevaloi mbi interesat partiake.
“Askush të mos mendojë që nuk kanë qenë luajalë. Ata kanë qenë të aftë dhe janë të aftë. Cdo llojn kritike e mendimi që mund të krijohen në kokë e justifikoj por ky është qëndrimi im ndaj tyre. Formimi i listës sa është i thjeshtë është dhe i komplikuar. Unë këtë herë kisha jo vetëm 3 deputetë të PS por dhe 5 aleatë të mi. Unë nuk lëviz marrëveshjen. Të gjithë pasojat e cdo marrëveshjeje i mbaj vetë. Këta zotërinj socialistë në një moment të paprecendentë për vendin, zoti Meta me të cilin kishim një marrëveshje për të qeverisur e ndërpremë dy muaj para. U ndërpre me një skenar të rrëzojmë Sali Berishën që të shkojmë me një qeveri teknike, injorancë e gjallë kushtetuese. Ata zotërinj menduan se do realizonin ëndrrën e Ramës për tu bërë kryeministër. Këta zotërinj pranuan që vendi të mos futej në krizë. Dalja në opozitë do i përgjysmojë në elektorat. Unë po dola në opozitë jam i vërtetë, nuk bëj makinacione. Je opozitë mbro interesat e opozitës, mos hudh Koçon në mes. Ka një bazë morale, dhe interes më madhor prevaloi mbi interesat partiake. Aleatët i kam bashkëpunëtor dhe nuk i mashtroj siç i bën ai ( e ka fjalën për Ramën)."
BERISHA: DEPUTETET PS I VENDOSA PA HEZITIM NE LISTE, SHMANGEN QEVERINE TEKNIKE
Berisha duke kujtuar momentin e shkarkimit të Ilirjan Muhos, kur Ilir Meta kishte prishur marëveshjen me PD dhe kishte kaluar në opozitë, Berisha tha se nëse do të dilte me 70 deputetë, do çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.
"Unë nuk rri me 70 deputetë. Do i coja në zgjedhje. Për të mos shkuar në zgjedhje të parakohshme pasi nëse do bëheshin për 45 ditë, zgjedhjet nuk do vëzhgoheshin, bëra një qëndrim pa asnjë lloj hezitimi i vendosa në listë. Rëndësi kapitale ka vlera me të cilën bashkohesh. Aleatët i kam bashkëpunëtor dhe nuk i mashtroj siç i bën ai ( e ka fjalën për Ramën)."
(sg/es/shqiptarja.com)