Berisha: Rama fajtor për bllokimin, s' voton ligjet e integrimit
DURRES- Kryeministri Berisha deklaron se procesi i integrimit është bllokuar nga lidershipi socialist.
“Ka një bllokim të pamohueshëm, dhe ky bllokim vjen sepse lidershipi socialist ka vendosur të përdorë pushtetin e dhënë nga populli, si në asnjë vend tjetër të Ballkanit e Europës, për të bllokuar ligjet me 3/5.” Deklaroi Berisha, sot, në një takim me forumin rinor të Partisë Demokratike të zhvilluar në qytetin e Durrësit.
“Natyrisht në Bruksel kanë shumë të drejtë të mendojnë cfarë janë këta shqiptarë që veprojnë kundër vetes së tyre.”- vazhdoi më tej Berisha.
Kryeministri përsëriti qëndrimin se maxhoranca mbetet e hapur dhe fleksibile për reformën zgjedhore dhe parlamentare, “në asnjë rast, e në asnjë rrethanë nuk do pranojmë që të dhunohen parimet kushtetuese të vendit.”
Berisha sulmoi më tej Ramën duke e akuzuar se “mbi cdo inmteres tjetër ka ndjenjat, ndjesitë dhe ambiciet e tij” dhe “mban një parti të ngrirë jashtë cdo funksioni”.
Gjatë ditës së sotme Kryeministri do të jetë në Krujë, ku do të inaugurojë rrugën e Malit për në Sarisalltik.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama: Jozefina është Marilyn Monroe, Saliu është John Lennon VIDEO: Berisha: Rama fajtor për bllokimin, s' voton ligjet e integrimit