E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: Fillimi i dialogut, ndoshta në nëntor

PRISHTINE- Fillimi i muajit nëntor mund te rikthejë Kosovën dhe Serbinë në tryezën e bisedimeve. Vete shefja e delegacionit të Prishtinës në këto negociata me Beogradin që ndërmjetësohen nga BE, pohon se pala serbe do të dorëzohet para presionit të Brukselit për të rinisur dialogun për çështjet praktike. Sic raporton e perditshmja Express, zv, kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka thënë se pavarësisht kërkesave të BE-së dhe Kosovës, këtë muaj nuk pritet të ketë një rifillim të dialogut teknik për çështjet e energjisë, telekomunikacionit dhe bashkëpunimit rajonal. Sipas Tahirit, gjithcka varet nga presioni diplomatik i Brukselit. “Mendoj, ndoshta fillimi i nëntorit mund të jetë një kohë e përshtatshme për vazhdimin e raundit të radhës”, ka thënë Zëvendëskryeministrja Tahiri, për Express. Serbia braktisi bisedimet me Kosoven pas operacionit te 16 shtatorit kur policet dhe doganieret kosovar u vendosen ne pikat kufitare ne veri.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›