E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, arrestohen vrasësit e Anisa Opingarit

LEZHE- Policia e Lezhës arreston të dyshuarit kryesorë të vrasjes së Anisa Opingarit. Trupi i 25 vjecares u gjet i masakruar në plazhin e Shëngjinit më 15 korrik 2011.
Policia bën të ditur se i janë vënë prangat Sokol Baçkës, 26 vjeç dhe Genci Biçmetit, 43 vjeç. Policia e Lezhës nuk jep detaje të shumta të operacionit të kryer 48 orë më parë, por deklaron se të arrestuarit janë autorët e vrasjes.

Pas vrasjes hetimet ishin përqëndruar në pistën e një lidhjeje jashtëmartesore të nënës së dy fëmijëve.

 Familjarët e Opingarit kishin humbur kontaktet më 11 korrik, 4 ditë para se gruaja nga Berati, por e martuar në Fier, të gjendej e masakruar.

Sipas policisë Anisa Opingari kishte kryer një telefonate anonime, ku kishte biseduar me prindërit e saj. Bazuar në të dhënat e policisë, 25 vjecarja u kishte deklaruar atyre se ishte larguar nga shtëpia dhe u kishte thënë që të mos e kërkonin. Telefonata ishte kryer rreth ores 23:00 të asaj mbrëmjeje, pasi Opingari i kishte lënë fëmijët në banesën e bashkeshortit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›