Lezhë, 5 të ndaluar për konfliktin me armë para gjykatës
LEZHE- Pesë persona janë vënë në pranga si të dyshuar si autorë të konfliktit me armë të ndodhur dje paradite para dyerve të Gjykatës së Lezhës.
Konflikti mes dy familjeve "të forta" Ndreu dhe Zefi dhe të afërmeve të tyre për një sipërfaqe prej 10 dynymësh tokë (aktualisht kënetë) në zonën e Shëngjinit shkaktoi shkaktuar 1 të vrarë dhe 4 të tjerë të plagosur.
Burime të policisë bënë të ditur sot se në pranga janë vënë Alban Deda, Viktor Bersheni, Ermal Lulashi, Sokol Sejdia dhe Mhill Ndreu.
Viktor Bersheni dhe Sokol Sejdia kanë mbetur të plagosur gjatë konfliktit me armë.
KONFLIKTI
Prej disa kohësh familja e Mëhill Ndreut dhe e vëllezërve Nikolin e Dedë Zefit janë në konflikt për një sipërfaqe toke që ndodhet në Shëngjin. Paraditen e djeshme ishte parashikuar që të mbahej seanca gjyqësore për pronë.
Nipi i Mëhill Ndreut i indinjuar se çështja për pronësinë po gjykohej në favor të familjes Zefi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi ta brenda në sallën e gjyqit. Menjëherë janë kundërpërgjigjur po me armë vëllezërit Zefi dhe mbështetësit e tyre duke plagosur rëndë 35-vjeçarin, i cili pak kohë më pas ka ndërruar jetë. Gjatë përleshjes me armë zjarri janë plagosur 43-vjeçari Sokol Sejdia, mbështetës i familjes Ndreu si dhe 38-vjeçari Alban Dedë Zefi, Arben Nikulaj (dhëndëri i familjes Zefi). Në "betejën" e përgjakshme për pronat është plagosur 75-vjeçari Mark Lazër Ndreca dhe 20-vjeçari Viktor Bërshimi, të cilët nuk kishin lidhje me konfliktin e që ndodheshin në gjykatë për problemet e tyre.
(s.g/balkanWeb)