E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci, digjen 700 ha pyje

ZAGREB- - Rreth 700 hektarë, sidomos pyje me pisha dhe ullishte, janë djegur nga një zjarr që ra gjatë natës së djeshme në jug të bregdetit kroat të Adriatikut, bëri të ditur Qendra Kombëtare e Shpëtimit, DUZS.

Dhjetëra zjarrfikës të brigadave lokale janë dërguar në vendngjarje, në rajonin Makarska.

Rreth 10 avionë për shuarjen e zjarreve dhe helikopterë janë angazhuar që në agim, shtoi DUZS në një komunikatë.

Flakët të përhapura nga era e fortë, përfshinë një sipërfaqe të gjerë. Megjithatë, i njëjti burim shton se banesat e fshatrave të vegjël në zonë nuk janë prekur nga zjarri.

Rrjeti lokal i transmetimit të energjisë elektrike është ndërprerë si masë paraprake, njoftoi agjencia zyrtare Hina.
(s.g/atsh/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›