Shqipëria e sigurt drejt BE-së
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka pritur në zyrën e saj, misionaren Marianne Graf, kandidate e çmimit Nobel për paqen. Gjatë bisedës me kryeparlamentaren Topalli, zonja Graf e përgëzoi për zgjedhjet e 28 qershorit. Gjithashtu ajo vuri në dukje faktin, se shqiptarët meritojnë të jenë së shpejti pjesë e Bashkimit Evropian, ndaj rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e sigurt. Nga ana e saj, kryetarja e Kuvendit Topalli, e ka falënderuar zonjën Graf për kontributin e jashtëzakonshëm, që ka dhënë gjatë 17 viteve të qëndrimit të saj në Shqipëri. Si presidente e fondacionit “Partnershaft”, Mariane Graft ka kontribuar në zhvillimin e arsimit dhe kulturës, veçanërisht në veri të vendit. Ajo është qytetare nderi në 11 komuna e bashki, ndërsa në vitin ‘98 është nderuar me çmimin e dytë në botë për humanizëm.