E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama ka rikthyer kulturen e Bllokut ne PS Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha, akuzoi dje deputetet e Partise Socialiste, se po bejne propagande moniste, qe sipas tij edhe eterit e tyre do t'ua kishin zili. Gjate inaugurimit te nje tjeter shkolle 9-vjecare, kete here ne Fushe-Kruje, kreu i qeverise nuk kurseu aspak kritikat e ashpra ndaj perpjekjeve sipas tij te socialisteve per te penguar arritjet integruese te vendit. "Kultura e Bllokut, me ardhjen ne krye te Partise Socialiste te pinjolleve te Bllokut, ne Shqiperi behet nje propagande moniste, te cilen eterit do tua kishin lakmi. Sipas saj, ne Shqiperia dielli ka ndaluar, sipas saj ekonomia shqiptare eshte e rrenuar, sipas saj vendi po zhytet gjithnje e me shume ne varferi, sipas saj Shqiperia ka rritur borxhin me 800 %, packa se e ka ulur ate nga 70 ne 59 %", u shpreh Berisha. Kryeministri akuzoi se sipas kesaj propagande te mirefillte kulture blloku, nuk po ndertohen rruge te reja, nuk po ndertohen shkolla te reja, nuk po ndertohen ujesjelles te rinj, packa se po perfundohen me qindra e qindra projekte ne mbare Shqiperine. Madje po sipas kesaj kulture, Berisha tha se opozita mendon se shqiptaret jane per tu mashtruar, shqiptareve mund tu servirin cdo genjeshter, cdo trillim, cdo mashtrim. "Cdo gje keta shoke apo zoterinj e matin me interesin e tyre personal apo familjar. Kultura e bllokut, anti-kultura e bllokut eshte shprehje e deshtimit total te lidershipit te Partise Socialiste. Anti-kultura e bllokut eshte deshmi e faktit se ata, ne 20 vite kane mbetur njelloj si eterit e tyre", vijoi akuzat kreu i qeverise, duke shtuar se ne emer te kesaj anti-kulture, po dilet fund e krye kunder integrimit te Shqiperise ne BE dhe po perpiqet te shkelmohet vota. Kryeministri Berisha shtoi se ne emer te kesaj anti-kulture perpiqen te dhunohet vota e lire, te bllokohen rruget e vendit, bulevardi i vendit, si dhe te shpifet dhe trillohet cdo dite. "Por une kam bindjen me te thelle se hijet e se shkuares s'do munden te pengojne kure driten e te sotmes dhe te ardhmes sone", tha Berisha. Kryeministri vleresoi se rruga e Shqiperise ne integrimin evropian, nuk eshte aspak e lehte, por te pakten eshte nje rruge e ndershme dhe vendi yne ka arritur suksese. Ne kete kuader Berisha kerkoi bashkim te te gjithe shqiptareve per te ecur me shpejtesi drejt integrimit evropian, per te ndertuar nje Shqiperi tjeter nga ajo qe trasheguam, per te ndertuar dinjitetin tone, mbi bazen e djerses, mundit, por edhe shperblimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›