Berisha: Rama ka vetëm një kauzë, atë mafioze
“Ky zotëri nuk ka asnjë interes opozitar, nuk ka asnjë interes demokratik, ka thjesht vetëm një kauzë mafioze, kauzë e cila qëndron në përvetësimin e qindra mijëra, në mos miliona metra katror, troje publike në Tiranë, me klanet mafioze që e drejtojnë dhe i drejton; kauzë e cila konsiston në mbylljen e rrugëve dhe ndërtimin mbi rrugët e kryeqytetit; kauzë, e cila konsiston në shndërrimin në bashkëpronar në tokat dhe trojet publike..”, u shpreh Berisha.
Ai tha më tej se Rama për dy vite me radhë ka sulmuar familjen e tij, që siç u shpreh Berisha, që “të krijojë përshtypjen se këtu në Shqipëri janë të gjithë të përlyer si ai”.
“Dy vite me radhë, ka sulmuar me egërsinë më të madhe familjen time, fëmijët e mi, dhe së fundmi nipat dhe mbesat e mia, duke mos u paraqitur shqiptarëve qoftë edhe dokumentin edhe më të vogël, të shkeljes më minimale të ligjit, të përfitimit të pamerituar, të mospagimit të taksave, qoftë edhe një rast të vetëm”, ka deklaruar Berisha nga selia e kryeministrisë mbrëmjen e shkuar, deklaratë e cila është publikuar sot në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave.
Kryeministri ka ftuar shqiptarët që të vazhdojnë rrugën e integrimit, ndërsa është zotuar se “ky pinjoll i Bllokut, nuk do të mund të luajë kurrë me vullnetin tuaj, se përpjekja e tij për të luajtur me votën tuaj dhe vullnetin tuaj, do të marrë përgjigjen më serioze ligjore dhe se çfarë do që të bëjë ky bos i aleancës punisto-mafioze, s’do të mundet kurrë të bllokojë çmontim çdo ditë të klaneve mafioze, që ai udhëheq, nxjerrjen nga kthetrat e tyre të pasurive publike që kanë përvetësuar, vendosjen e tyre para ligjit.”