E Diel, 1 Nëntor 2026

Klosi: Mitingu i Berishës 4 milionë euro shpenzime

Blendi Klosi nga PS-ja tha se një miting i tillë paralizoi të gjitha shërbimet publike, ndërsa i ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik shtetit shqiptar.

 “Sali Berisha si kryeministër i votave të vjedhura dhe kutive të mbyllura, ka shkelur dje në mënyrë flagrante, Ligjin e Shërbimit Civil, dhe të gjithë legjislacionin që rregullon marrëdhëniet e punës së administratës publike në ministri e Institucione”, theksoi ai. Sipas Klosit, janë përdorur prona shtetërore për organizimin e këtij mitingu si  karburante, makina, banderola, deri dhe trenat e shtetit.

 “Janë përdorur nxënësit e viteve të treta dhe të katërta dhe janë sjellë në miting; 4 milionë eurove të kostove të festës që zgjati vetëm 2 orë, dhe nuk shërbeu për asgjë tjetër përveç se një tribunë me dekor nga ku Sali Berisha përdori sërish gjuhën e urrejtjes, ky Kryeministër i papërgjegjshëm i shtoi dhe 4 milionë Euro kosto shtesë”, nënvizoi deputeti opozitar.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›