Mëhilli: Rama, strumbullari i korrupsionit në Shqipëri
“Partia Demokratike gjithashtu denoncon Edvin Kristaq Ramën, njëriun që për 9 vite rrjesht i mohoi atësinë dhe kafshatën e gojës djalit të tij, si strumbullarin e korrupsionit në Shqipëri. Njëriun që ka shndërruar Bashkinë e Tiranës në simbolin e shëmtuar të korrupsionit në Shqipëri dhe në botë”, theksoi zëdhënësja, Erla Mëhilli.
Ajo shtoi se në këtë Bashki, 70% e lejeve të ndërtimit merren nga Rama, Shkreli dhe Eftimi, ndërkohë që vetëm për “qytezën Rama-Delijorgji” u dhanë leje ndërtimi për 52 pallate. Sipas Partisë Demokratike, “mbi 500 mijë m2 troje publike dhe përvetësime të trojeve private, u morën nga kupola e mafies së Tiranës, 5 deputete të Partisë Socialiste dhe tre koska të tjera mafioze”.
“Edvin Kristaq Rama, që mburret me krimet e të atit, është i vetmi Kryetar Bashkie në botë që për të ndërtuar pallatet e tij u bllokon rrugën qytetarëve në qendër të qytetit, i devijon lumin qytetit dhe përvetson qindra mijëra metra katrorë prona publike për të fryrë kontot e tij dhe të mafies që kryeson”, nënvizoi Mëhilli.