E Shtunë, 31 Tetor 2026

McIleham: Të merren masa më të ashpra kundër korrupsionit

"Progres Raporti i 2009 i Komisionit Europian për Shqipërinë flet për një “kulturë mosndëshkimi” në jetën publike dhe nevojën për të krijuar një praktikë bindëse dënimesh të rasteve të korrupsionit. Të hënën, Ministrat e Jashtem Europianë nënvizuan urgjencën e kësaj sfide. Lufta kundër korrupsionit është e rëndësishme jo vetëm për të ardhmen e integrimit Europian të Shqipërisë por për vetë popullin shqiptar.Korrupsioni ka një kosto shumë të lartë dhe njerëzore", thuhet në deklaratën e shpërndarë nga ambasada britanike në Tiranë.

Më tej, kjo ambasadë thekson se qeveria britanike do të mbështese autoritetet shqiptare në luftë kundër korrupsionit. “Mbretëria e Bashkuar e shikon luftimin e korrupsionit brenda institucioneve të zbatimit të ligjit, duke përfshirë policinë dhe drejtesinë, si vecanërisht urgjente.”, thuhet gjithashtu në deklaratë.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›