E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Rama kerkon te godase biznesin me topin marksist Eva Gjura

Kryeministri Berisha ka sulmuar serish dje, ne mbledhjen e qeverise, programin e paraqitur nga kryetari i PS-se, Edi Rama, per vendosjen e takses progresiste, duke e cilesuar ate si marrezia e radhes, e cila behet me qellim per te shkaterruar bizneset dhe ekonomine shqiptare. Duke iu drejtuar qytetareve, kryeministri Berisha eshte shprehur se ata nuk do te votojne programin e takses marksiste te Edi Rames, i cili me marrezite e tij kerkon t'u bjere me topin marksist te gjithe bizneseve qe krijojne me mijera vende pune. "Ky sulmi qe ben shoku Rama (se kur del me platforme marksiste nuk mund t'i thuash zoti Rama, se ofendohet), me taksen marksiste te Fidelet e tij, eshte i teri i motivuar nga ndjenja personale, inate personale dhe atavizma te klithmes se te pareve, sepse statistikat faktojne se 40 % e vendeve te punes jane te krijuara nga 1 % e bizneseve dhe hajde, tani, t'u biem me topin marksist ketyre, qe te shkaterrohen me mijera vende pune. Kjo kurre nuk do te ndodhe. Ky njeri ka lindur per te denuar veten e tij, sepse kalon nga marrezia ne marrezi, ai kalon nga thenia se ka 'nje milion te papune ne Shqiperi', ne nje kohe kur nje milion gjithsej jane krahe pune, te taksa marksiste", eshte shprehur kryeministri Berisha ne fjalen e tij, ne mbledhjen e qeverise. Kreu i qeverise ka deklaruar se per dy vjetet qe vijne, 2012-2014, qeveria do te miratoje programin ekonomik e fiskal. Sipas kryeministrit, 2013-a po afron dhe qytetaret shqiptare do te kene shansin e madh te votojne per kete program, i cili perseri parashikon rritje te rrogave dhe pensioneve te tyre; qe parashikon optimalizim te plote te treguesve makroekonomike; qe parashikon, jo rritje te taksave, por lehtesira te tjera progresive. Kryeministri ka garantuar te gjithe shqiptaret se ne dy vjetet qe vijne, jo vetem qe nuk do te kete rritje te taksave, por do te parashikohet rritje te rrogave, pensioneve dhe ndihmes ekonomike. "Dy gjera do te shoqerojne kete program, rritja e te ardhurave dhe ulja e papunesise, ndaj dhe le ti leme zotit Rama modelin marksist te taksimit dhe te vazhdojme me modelin e lirise, modelin liberal, i cili beri Shqiperine, nje model ekonomik te qendrueshem", eshte shprehur kryeministri. Per kreun e qeverise nje model ekonomik i qendrueshem eshte edhe privatizimi, per te cilin ai ka theksuar se po behet gjithcka te privatizohen gjithnje e me shume. "Keto dite kemi folur per privatizimin e pyjeve. Une fola per pyjet, por ka dhe shume iniciativa te tjera per privatizime. Ne kete kontekst, pergezoj Ministrine e Kultures per iniciativen per te dhene ne perdorim dhe me koncesion monumentet e kultures. Une e degjoj me shume verejtje kritiken dhe ne menyre absolute, nuk hedh poshte asnje mendim, pavaresisht nga kush vjen. Por kam nje pyetje: cila eshte keshtjella me e ruajtur, ajo qe eshte e banuar apo ajo qe eshte e pabanuar? Perkundrazi, le te shfrytezohen shume me mire dhe te krijohen disa te ardhura. Askush nuk duhet te kete frike nga liria e perdorur sipas ligjeve dhe kritereve te caktuara. Pra, me keto ligje ne shenojme nje hap te rendesishem ne platformen tone te dorezimit te menaxhimit te vendit, qytetareve shqiptare dhe individeve", tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›