E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Spahiu, devijim nga detyra kushtetuese" Rozeta Rapushi

Nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu, nga muaji mars i vitit te kaluar e deri me sot, ka zhvilluar 32 tubime me Aleancen Kuq e Zi, gjate orarit zyrtar te punes. Po ashtu, ne cilesine e nenkryetarit te KLD-se, ai ka mbajtur korrespondence me kreret e shtetit te Kosoves, Greqise dhe Serbise, por jo per ceshtje te gjyqesorit. Keto akuza u formuluan dje gjate mbledhjes se radhes se Komisionit Hetimor Parlamentar, per shkarkimin e nenkryetarit te KLD-se, Spahiu, per shkak te shkeljes se dispozitave kushtetuese. "Marrja me politike perben shkelje flagrante te detyres. Nga marsi 2011, Spahiu ka zhvilluar 43 tubime me Aleancen Kuq e Zi. Ne kete levizje, ai ka shprehur qendrimin e tij", u shpreh kryetari i komisionit, Enkelejd Alibeaj, i cili gjithashtu beri te ditur se ne 15 shkurt, komisioni qe ai drejton do te perfundoje edhe raportin mbi hetimin per ta percjelle me pas ne Kuvend per votim. Sipas te dhenave, Alibeaj informoi se nga 43 tubime per Aleancen Kuq e Zi, Spahiu vetem ne 11 prej tyre ka qene jashte orarit zyrtar te punes, ne tubimet e tjera, ai ka qene brenda orarit te punes. "Mandati qe nje anetar i KLD-se, i zgjedhshem, eshte subjekt i mekanizmit te kontrollit respektiv nga organet e emerteses. Tre anetaret e zgjedhur nga Kuvendi, kontrollohen nga Kuvendi. Kur Kushtetuta ka heshtur dhe nje rast i tille eshte dhe rasti i nenkryetarit dhe anetarit te KLD-se, do te thote qe ajo ka dashur qe kete mekanizem t'ia lere ligjit, pra nje akti rregullator, nje norme qe ka fuqi me pak se Kushtetuta", tha Alibeaj, duke shpjeguar hetimin ndaj Spahiut. Sipas tij, vec tubimeve, hetimi po shtrihet edhe ne aspektin financiar. Ndaj ne 9 shkurt, do te realizohet edhe auditi financiar parlamentar per te pare nese Spahiu ka perdorur apo jo buxhetin e KLD-se per aktivitet personal apo jo. "Do te mbahet procesverbali perkates per ekspertizat apo, dhe deshmite e marra. Ne kete rast do te jete nje ekspertize e karakterit financiar ne lidhje me drejtimin e menaxhimin e burimeve financiare te KLD-se. Jo vetem mbledhje te materialeve shkresore, por ndoshta edhe nje proces te mbikeqyrjes ne vend te dokumentacionit. Dokumentet shkresore, pamjet filmike, permbledhja e medias se shkruar, do te merren prane burimeve te drejtperdrejta", theksoi Alibeaj. Ai sqaroi se ndonese nuk eshte i percaktuar ne Kushtetute, shkarkimi i anetarit te KLD-se mund te kryhet me akt normativ nga institucioni propozues, pra Kuvendi. Komisioni do te perqendroje punen e tij ne vazhdim, ne verifikimin e fakteve qe lidhen me devijimin e punes se Spahiut nga institucioni i KLD-se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›