Berisha: Rama, kryetar pa mandat
Fatjona Mejdini
Edi Rama, eshte nje politikan limonade , i cili u "thartua" qe ne veren e pare. Ky ishte pershkrimi qe i beri kryeministri Berisha, kryetarit te Partise Socialiste gjate perurimit te nje ujesjellesi ne lagjes "Gjileka" te Himares. Njeheresh ai nuk ka munguar te shprehet, se Rama eshte nje kryetar pa mandat, teksa ka evidentuar vendimin e marre ne Asamblene e PS, per te mos njohur zgjedhjet parlamentare. Gjate fjales se tij nga Dhermiu, kryeministri theksoi se komuna e Ballagatit, ku dy dite me pare PD u shpall fituese e zgjedhjeve te pjesshme lokale, i kishte dhene pergjigjen e merituar kryetarit te socialisteve. "Ne qofte se ti, nuk njeh popullin tend, kujdes se do te marresh ndeshkimin me te madh te tij dhe ky ndeshkim eshte, se ai nuk do te njohe ty fare. Populli eshte i perjetshem, kurse politikanet si ti, jane limonada te perkohshme, qe "thartohen" ne veren e pare dhe keshtu u "thartove" edhe ti", deklaroi Berisha per Edi Ramen. Sipas kreut te ekzekutivit, humbja e zgjedhjeve nga ana e PS-se ka ardhur nga arroganca dhe fodulleku i Rames ndaj qytetareve te thjeshte. Nderkohe qe numri nje i qeverise nuk ka munguar te shprehe qendrimin e tij se kryetari socialist, pavaresisht se ka humbur ne keto zgjedhje, nde nuk ka nxjerre asnje mesim nga ato. "I falenderoj votuesit per mesimin e shkelqyer qe i dhane Edi Rames, i cili ne arrogancen e tij, ne fudullekun e tij, e ka te veshtire te nxjerre mesime. Ne asamblene e tij, te cilen e mblodhi megjithese eshte mandat humbur, deklaroi se nuk do te njihte zgjedhjet", vazhdoi kryeministri Berisha. Sipas tij, shembulli me i mire ishte komuna e Ballgatit e Qarkut te Fierit, ku vetem dy dite me pare PD korri nje fitore te thelle ndaj PS-se. "Megjithate, ate qe duhet t'i themi ne, ia tha Ballagati, se pse nga parti qe kishte fituar zgjedhjet dy vjet me pare, humbi me 73 per qind, mbeti me 26 per qind dhe do te shkoje drejt 17%", deklaroi Berisha, para banoreve te Dhermiut. Ne kuader te ketij rezultati teper pozitiv per PD-ne ne zgjedhjet e Ballagatit, kryeministri garantoi banoret e kesaj zone se vota e tyre do te shnderrohet ne nje miresi konkrete per cdo fermer te Ballagatit. Kryeministri nenvizoi qarte se mazhoranca do te vazhdonte te kendonte kengen e saj te fitores, duke inauguruar rruge, ujesjelles, kanalizime, duke urbanizuar cdo zone te vendit. Njeheresh kryeministri e vuri theksin te zhvillimi turistik, i cili sipas tij, do te shenonte rritje ne kete zone, e cila ka bukuri te rralla natyrore. Pervec projekteve te qeverise per zonen, kryeministri Berisha u beri edhe thirrje banoreve te perpiqeshin ta zhvillonin sa me shume vendin e tyre. Nje thirrje te vecante, kryeministri i beri fermereve te kesaj zone per te mbjelle sa me shume agrume dhe ullinj. Sipas Berishes, keto prodhime do te financohen nga qeveria.
Banesat
Kryeministri premtoi se qeveria do te beje perpjekje per kreditimin e banoreve te kesaj zone, ne menyre qe ata te zgjerojne banesat e tyre dhe te kene mundesi per ndertimin e te rejave. Nje mase kjo, ne kuader te lehtesirave per turizmin.