Blushi: Lind e majta e re ne PS

Pertej se majtes dhe se djathtes, socialisti Ben Blushi, hodhi dje per here te pare idene e krijimit te nje te majte te re. Nje e majte, e cila duhet te zhvilloje nje opozite te forte dhe te dale me nje program te plote ne zgjedhjet me te aferta, ato te pushtetit lokal ne vitin 2011. Pak dite pas mbylljes se Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, Ben Blushi, nje prej eksponenteve socialiste, i cili kerkoi qe PS te njohe humbjen ne zgjedhje se bashku me grupin e tij mbeshtetes ne PS, po hedh ne leter projektin e ri per te majten e re. Projekt qe Blushi, premtoi dje se do te prezantohet ne Kongresin e Jashtezakonshem te PS-se ne 29 gusht. Sipas Blushit, Edi Rama nuk duhet te rikandidoje ne krye te partise ne kete kongres, si dhe bene thirrje qe PS te pranoje humbjen dhe te ece perpara me analize.
Ne cfare pozicioni ndodhet PS, pas ketyre zgjedhjeve?
Ne dolem nga nje fushate qe nuk na dha rezultatin qe prisnim. Per te bere nje bilanc u mblodh dhe Asambleja Kombetare e PS-se. Ka pasur dy qendrime, nje i cili kerkonte ta linte PS-ne jashte Parlamentit dhe nje qendrim, qe kerkonte qe PS te hynte pa kushte ne Parlament. Ne imponuam qendrimin tone dhe kjo, eshte nje fitore jo e vogel e asaj dite. Ne kongres do te vendoset edhe se cili do te jete kryetari i asaj dite. Une hyj tek ata qe arsyeja e humbjes nuk jane vetem defektet dhe manipulimet rutinore, por lidhet edhe me menyren se si ne hyjme ne fushate.
A po lexohet si duhet vota qe moret ne 28 qershor, humbja ne PS ne pergjithesi, nga kryesia, kryetari i partise?
Kam pershtypjen qe jo. Nga linja qe perfaqesoi Rama ne Asamble dhe nga 28 qershori e deri me sot, jo. Eshte linje qe zgjedhjet u vodhen, asgje nuk shkoi keq ne PS. Une nuk mendoj keshtu. Rama kerkon te fshehe ate qe ndodhi, qe humbi zgjedhjet. Jam kunder mendimit te Rames, qe shkakun e humbjes e gjen jashte vetes. Une mendoj se ka vend per te ndryshuar e permiresuar shume gjera. Ne duhet te funksionojme si nje opozite e vertete, qe ka zerin e saj ne Parlament. Te jete oponence e qeverise ne pushtet. Kjo na ndan sot ne, me Edi Ramen, kjo na ndau dhe ne Asamble. Duhet ta njohim humbjen. Ajo e Rames, eshte nje alibi personale, me te cilen une nuk bashkohem.
Eshte qendrim qe Rama e beson ate qe thote, apo qendrim pragmatist per te marre mandatin perseri ne krye te PS?
Rama kerkon te rikandidoje, por statuti nuk ia lejon kete gje ne thelb, duke mos pranuar qe politika e tij e re, nuk pati rezultatin qe duhej. Ai nuk do te jete ne Parlament, qe eshte nje zgjidhje e tij ne dem te PS-se. Iu shmange betejes deri ne fund, cka i detyroi shqiptaret te ndajne voten ne mes.
Kur kryetari i PS-se, Edi Rama, nuk vuri emrin ne liste si kandidat per deputet, reaguat ju?
Une dhe shume kolege te tjere nuk mund te reagonim, sepse ishte nje vendim personal. Para zgjedhjeve, nuk folem sepse demtonte rezultatin tone, por kur folem pas zgjedhjeve, na thane pse po nxitoheni. Por kur duhet te flisnim, pasi fillonin pushimet? Ndaj ne reaguam. Problemi nuk eshte se nuk folem ne apo nuk reaguam, por efekti qe dha moskandidimi i tij per deputet. Me kete vendim, ai shtoi pasigurine per zgjedhjet.
A e kuptuat ju, se diku po gabonit ne keto zgjedhje?
Ne kishim zotimet tona, angazhimet. Shume prej nesh kishim paqartesi per te ardhmen. Shume njerez kishin besim se do te dilnim forca e pare politike. Kishim pikepyetje shume, por nuk mund t'i kthenim ne akuza.
Nese Rama do te fitonte zgjedhjet, do t'i kishit te gjitha keto kritika?
Jo, sepse shqiptaret do te votonin keshtu. Shqiptaret nuk e dhane voten, dhe une nuk mund te them se nuk kemi humbur. Une besoja para 28 qershorit ne shume gjera, por nuk rezultoi ashtu. Nuk mund te jem me variantin, qe nje force politike t'i thote shqiptareve se ne vepruam shume mire, nuk ka gje se nuk jemi ne pushtet, por patem rezultate. Ne ndajme pergjegjesi, por nuk mund te heshtim.
Flisni si oponent apo si kandidat?
Une nuk them se Edi Rama, nuk duhet te rikandidoje. Sa per mua, une jam njeri i lire ne radhe te pare dhe nga liria ime, buron arsyeja per politike. E kam problem personal ne te njejtin grup memec, ndaj kam folur dhe reaguar. Shume njerez thone qe flas, se kerkoj te jem ne krye te PS-se. Por di nje gje, se Edi Rama po kerkon te behet serish kryetar edhe pse ka humbur. Sot me shume se sa nje gare kandidatesh, ka nevoje per nje ballafaqim projektesh. Edi Rama, nuk po e bene kete. PS duhet t'i jape me shume fuqi forumeve te saj. PS duhet te krijoje nje opozite te forte dhe te besueshme. Po keshtu PS, ka nevoje te iki nga koncepti "Pertej te majtes dhe te djathtes", por te jete nje e majte e re. Pertej te majtes dhe te djathtes, nuk na dha rezultat. Ndaj na duhet nje e majte e re, ballafaqim dhe shkembim idesh.
Kjo e majte e re, do te perfshije ndonje pjese te kater viteve qe kaluan ne opozite?
E majta ne pergjithesi duhet te jete shume me pragmatiste, duke bashkuar nje mozaik qe eshte tharmuar qe nga viti 2001 e deri me sot. Copezat e ketij mozaiku kane ikur dhe Berisha ka qene ai qe perfitoi. Keshtu ndodhi edhe para nje muaji, kur me nje pjese te PS-se, po behet nje qeveri e re. Rruga e raporteve personale mes Rames dhe krereve te tjere, nuk funksionoi. E majta duhet te bashkohet dhe te behet me solide. Duhet te kemi nje program qe i bashkon partite e se majtes, me shume se sa interesat personale, te partive te se majtes. Ka nevoje per nje projekt, per nje te majte te re. Nese do te japim nje projekt te tille ne perspektiv, e majta do te kete me sukses.
Ka nje projekt te tille ne leter?
Do te perpiqemi te japim disa teza ne Kongresin e PS-se. Ka nje grup kolegesh qe po punojne per kete. Ky do te jete nje kongres real, ku te debatohet per PS-ne e se ardhmes. Per nje parti qe vjen nga nje eksperience, pertej se majtes dhe te djathtes. Partite e tjera te se majtes kane dale me nevojen per te rishikuar dicka. Pra kemi dicka te perbashket. PS nuk mund t'i ike detyrimit per te vijuar aleancat e veta.
Keni ndonje ide konkrete, pika konkrete te projektit?
Projekti i ri eshte nevoja qe del pas rezultatit te marre ne zgjedhjet e 28 qershorit. Ne kemi humbur se nuk kemi bere dot diferencen me pushtetin e se djathtes. E majta me te djathten ka nje diference. Kjo sjell fenomenin qe votuesi tradicional ne Shqiperi, po vjen duke u zbehur. Duhet te bejme diferencen ne fushen ekonomike, ne ndarjen e pasurise, ne investime etj.
Si mund ta ndertoni nje te majte te re, me problemet qe ende jane ne PS?
Ne nje vend si Shqiperia, ku ka kaq shume varferi, jemi vendi me i varfer ne Evrope, nuk ka mundesi te fitoje e djathta. Fiton sepse e majta eshte e percare ne kete vend. E majta nuk u favorizua ne keto zgjedhje, per shkak te mungeses se programit ne keto zgjedhje. Ne duhet te perdorim nje influence, me shume se sa marrja e votave.
Projekti per te majten e re, do te ndjeke rrugen statusore ne PS apo sipas parimit nje anetar nje vote?
Ky eshte nje dokument politik, qe do t'i jepet PS ne kongres dhe ne shume forume. Per shkak te statutit, keto dokumente nuk duhen domosdoshmerish te votohen. Eshte nje nevoje, per te rishikuar PS-ne. Kjo parti mund te korrigjoje veten, nese njeh arsyen e rezultatit te 28 qershorin. Nese nuk e njeh si thote, Rama, do e kemi te veshtire te kuptojme se ku kemi gabuar. Nese nuk e mohojme, eshte nje mundesi per t'u ringritur, po nuk e njohem humbjen, nuk bejme dot asnje gje.
Cilet jane perberesit kryesore te platformes suaj?
Te pakten ne tre elemente, do te investojme. T'i japim me shume fuqi forumeve, te ndryshojme disa elemente te statutit, qe te kete me shume fuqi vendimmarrja ne PS. Te mos flase vetem nje njeri, por edhe forumet e PS-se. Po punojme per te ndryshuar statutin. Se dyti eshte cilesia e PS-se ne opozite. Cfare opozite duhet te bejme, cili do te jete qendrimi me qeverine dhe qendrimi i grupit parlamentar. Dhe se treti, nje korrektim i doktrines se PS-se. Partia socialiste nga "pertej se majtes dhe te djathtes", ta formatoje veten brenda nje se majte te re. Ka nevoje per nje filozofi te re, qe t'i coje zgjedhesit ne Shqiperi, ate cka ai pret. Une marr persiper, qe se bashku me koleget e tjere te imponojme mendimin tone, pa imponuar askend dhe pa ikur nga PS, nese nuk votohet propozimi yne.