E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama mblodhi “ansamblin lukunia”, ditë e shënuar në historinë e Kleptokracisë!

01-08-2013 / Gazeta 55

Reagim në FB i kryeministrit Berisha: Qeveria e piktorit, ekipi më i korruptuar në historinë e Shqipërisë


"Të dashur miq, sot Piktori mblodhi në zyrën e tij kabinetin e vet qeveritar që është dhe ekipi më i korruptuar që është instaluar ndonjëherë në Shqipëri. Vet Piktori, përveç aferave si ish ministër i qeverisë Nano dhe Kryetar 20% i bashkisë së Tiranës, është i vetmi kryeministër këto 20 vite në Europë që ulet në karrigen e kryeministrit me një vilë dhe një pallat 5 katesh me burim financiar të panjohur. Ministri i Financave Cani është guvernatori që pasi vodhi apo bashkëvodhi Thesarin e Shtetit dhe pas zhdukjes së tij deklaroi se Banka nuk ka patur në Thesar flori. Ministrit të Shëndetësisë Beqja është i vetmi që iu hoq mandati i deputetit sepse me baxhanakun e Piktorit kishte bërë kerdine me tenderë në bashki. Ai ka falsifikuar mijëra e mijëra pensione për të cilat po ndiqet. Ministri i Brendshëm Tahiri është i vetmi deputet me skaf dhe që iu arrestua i ati në flagrancë për kontrabandë ilaçesh dhe e ëma ndiqet për evazion fiskal në shumën 80 mijë euro. Ministri i Ekonomisë Ahmetaj është në ndjekje për vjedhjen prej 10 milion euro që i ka bërë kompanisë Albtelekom me kompaninë e tij private “Hermes”. Ministri i Mirëqenies Sociale, më mirë të themi i mirëqenies personale, Erion Veliaj është bërë i famshëm si njeriu që me paratë e Mjaftit ndërtoi një vilë për vete dhe një vilë për Velicen pa firmosur në jetën e tyre ndonjëherë në bordero. Ai më pas për të zhdukur gjurmët e kësaj afere vodhi vet kompjuterin e financave të Mjaft-it. Këto ishin vetëm disa nga aferat e disa prej anëtarëve të “ansamblit lukunia”! Këtij i thonë ndryshim! Përpara drejt Kleptokracisë! sb", thuhet në reagimin e kryeministrit Sali Berisha në Facebook.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›