Berisha: Rama, një përbindësh për familjen dhe kryetar mafieje që po kërkon të marrë peng vendin

Kreu i qeverisë përshëndet miratimin e rezolutës së Strategjisë për Zgjerimin e BE, nga parlamenti evropian
Kryeministri Sali Berisha përshëndeti sot në parlament miratimin e strategjisë së zgjerimit të BE, me vendet e Ballkanit perëndimor, Turqinë dhe Islandën. Kreu i qeverisë shqiptare, u shpreh se “sërish tempulli i demokracisë evropiane fton opozitën shqiptare të zërë vendet në parlamentin e vendit”. “Parlamenti europian thekson se kjo mazhorancë ka vullnet të jhekurt, ka inteligjencën e mjaftueshme ka predispozitën e plotë për t’i dhënë opozitës hapësirën më të madhe të mundshme të merituar, për t’i shtrirë dorën e bashkëpunimit, në kuadrin e institucioneve të një vendi demokratik”, u shpreh kryeministri. Berisha nënvizoi se vendi ia doli që të zhvillojë zgjedhjet më të mira në historinë e saj. “Zgjedhje të cilat sipas OSBE/ODHIR plotësuan standardet kryesor të OSBE dhe për të cilat nuk pati asnjë të dhënë për manipulim rezultati, nuk pati asnjë të dhënë për numërim të parregullt, zgjedhje të cilat u përshëndetën nga asambleja parlamentare e OSBE, asambleja parlamentare e NATO, asambleja parlamentare e KE, PE, përfaqësues të lartë të kongresit të SHBA”, deklaroi Berisha. Gjatë fjalës së tij, kryeministri iu referua edhe akuzave të kryesocialistit Edi Rama ndaj familjes së tij. Berisha tha se prej një kohe të gjatë Rama nuk ka lënë përfaqësues të familjes pa akuzuar, ndaj e pa të udhës që të japë një sqarim të përgjithshëm para opinionit publik se nga është gjeneza e akuzave të Ramës. Sipas kryeministrit, Rama vuan nga kompleksi patologjik, duke humbur logjikën dhe moralin, derisa akuzonte bashkëshorten e tij që ka një fëmijë me të atin e tij, apo deri aty sa kalon nga krevati i bashkëshortes tek ai ashikut të tij, Dashit. “Kujtdo do në jetë i kanë ndodhur ndarjet, i ka ndodhur fatkeqësi, i ka ndodhur burgosje për probleme familjare, por çdo njeri në jetë sa do të rënda ti ketë pasur është përpjekur të gjejë lordin familja është kryesore e njeriut e shoqërisë, e njerëzimit. Para këtij parlamenti dhe shqiptarëve do të shtoj pyetjen cili është ai burrë, që bashkëshorten e vet e akuzon që ka fëmijë me të atin e tij, ashtu siç ka deklaruar dokumentet ndihmësit e tij kryesor në fletushkën e tij, cili është ai babë që i mohon djalit kafshatën e gojës çfarëdo që të këtë bërë djali aq më tepër kur ai ishte i mitur. Ke nxjerrë gruan lakuriq në plazhe të botës një gjë që se ka bërë kush kurrë. Z.Rama cili është ai burrë i cili ngrihet nga shtrati në kullën e Myslym Pezës dhe shkon në shtratin e Dashit”, tha kryeministri, duke iu referuar komplekseve të rënda patologjike të kryesocialistit Edi Rama.
...