Kutia e “Zezë”
Në momente të caktuara të zhvillimit historik të një vendi, politika e ditës nxjerr si argumente politike, ligje, veprime apo objekte që marrin një konotacion te veçantë psh.Dushku, Gërdeci, Tuneli, Rruga, anëtari i KQZ etj.
Edhe këto ditë sendi më i përdorur në zhargonin politik ështe kutia, të hapen, të mos hapen, çfare ka kutia, etj, etj.
Pas humbjes së zgjedhjeve, apo e thënë në gjuhë mengjërishte, pas mosfitores së tyre nga PS. Kryetari i saj u akuzua nga të gjitha anët nga brenda Partisë, nga anëtarët e Koalicionit dhe nga analistët e të gjitha ngjyrave, qe ai ishte fajtori, që ai ishte “humbesi i madh”. Në këtë moment Ai kishte dy rrugë: ose të pranonte humbjen dhe të mbante mbi vete të gjitha përgjegjësitë, ose të konvertohej në një lider te së majtës ekstreme në mënyrë që te mos pranonte zgjedhjet, parlamentin që të mblidhte copat e elektoratit te shperndara si mos më keq. Zgjedhja e rrugës ekstremiste nga z.Rama solli rezultatet e para, mbështetjen nga baza më ekstremiste e PS dhe mbytja e zërave kundërshtues të Partise Socialiste.
Por ky ekstremizëm frytdhënës brenda strukturave ish-komuniste të PS po mundohet të implementohet edhe në politiken shqiptare. Kështu pasi u mendua për rreth 3 muaj me radhe z.Rama nje natë të nxehtë gushti në qendër të të gjithë synimit politik vuri kutitë. Zgjedhja e kerkeses së hapjes së kutive ishte shume djallezore dhe mendohet nga ata që në cdo version do të nxjerrin avantazhe. Se pari n.q.s nuk do të hapen kutitë si pasojë e pamundesise ligjore për të dalë mbi vendimin e gjykatave, socialistet do te thoshin se ata, pra Mazhoranca ka frikë nga hapja e kutive, nga ajo që do gjejnë brenda, nga manipulimi i madh, etj, etj. Për PS nuk ka rëndësi asnjë parim baze i së drejtes kushtetuese, si ndarja e pushteteve, vendimi i gjykates, etj. Parimi i tyre eshtë i thjeshtë: ose nxirr xhepat, ose je hajdut.
Prandaj dua te shpjegoj se Kutia e “Zezë” nuk ka te beje me ngjyren e objektit, por me qellimin, synimin e mbrapshtë qe mendohet te arrihet nepermjet “gjësë”. Së dyti, hapja e kutive, qoftë edhe me një numër të kufizuar, do të konsiderohej si një fitore nga ana e opozites dhe miratim në heshtje i kauzes së tyre disamujore.
Pastaj gjithë lufta e tyre politike do të mbështetej tek rezultati në kutite e votimit. Sado i saktë të ketë qenë numerimi, nuk mendoj se ka ndonjë mendje racionale që mendon se rezultati do të jetë identik, se nuk do ketë nje ndryshim qofte edhe me 2 vota. Sepse numërimi është realizuar nga njerëz, dhe gabimi human eshtë gjithmonë i pranishem dhe këto humanoidë të besuar nga Partite kanë qendruar te ngujuar për 3-5 ditë, duke numëruar, që e ben edhe më të mundshëm mundësine e një diference të vogël. Kjo do të ishte mëse e mjaftueshme për PS që të hidhte në erë gjithë procesin zgjedhor dhe mbarvajtjen e qeverisjes së ketij vendit.
Kështu ata që e projektuan kerkesen për hapjen e kutive të votimit ishte një mendim “ogurzi” me qëllimin e vetëm qe te krijonin destabilitet ne ketë vend dhe të faktorizonin veten politikisht.
Kutitë e zgjedhjeve në këtë moment më ngjajnë më “Kutinë e Zeze të Avionit” që kërkohen te nxjerrin zërat e të vdekurve. Që nepermjet tyre të realizohet një “rrëmujë” institucionale që nëpërmet tyre të realizohet vonimi i integrimit te Shqiperise ne Europe.
Unë shpresoj se në opoziten shqiptare ka mendje racionale që nuk do të lejojne lidershipin e tyre që të përdorin “Kutinë e Zezë” per te “Zezën” e Shqipërisë.