E Diel, 1 Nëntor 2026

Ai që dhunon partneret e tij, kërkon të dhunojë edhe rendin kushtetues, këtij soji duhet t’i tregohet vendi

Kuvendi, seancë të posaçme për t’i thënë "jo" dhunës në familje


Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dënoi rëndë sot prirjen dhunuese të disa eksponentëve politikë, të cilët jo vetëm kanë dhunuar sistematikisht partneret e tyre, por po përpiqen të dhunojnë edhe rendin kushtetues të vendit. Gjatë një séance të zhvilluar sot nga Kuvendi i Shqipërisë, kryetarja Jozefina Topalli, kërkoi nga organet përgjegjëse në vend, kryesisht nga gjyqësori aplikimin e masave të ashpra ndaj dhunuesve në familje. Kryetarja e Kuvendit, solli në vëmendje se dhunues të frikshëm dhe të egër, gjallojnë edhe në jetën politike, të cilët pasi shpërdoruan sistematikisht partneret e tyre po shfaqin të njëjtën prirje edhe ndaj rendit kushtetues në vend. “Ai që kërcënon dhe rreh pa mëshirë partneret e tij, do të donte po të kish gjë në dorë, të dhunonte edhe rendin kushtetues. Këtij soj burri t’i tregohet vendi. Imagjinoni një burrë që dhunon njerëzit e afërt të tij, e që është në krye të një bashkie dhe partie. Ai që dhunon familjen është rrezik tashmë jo vetëm për njerëzit e tij, por është rrezik për popullin e tij. Ai që dhunon nënën e tij, dhunon edhe institucionet. Ai që dhunon këdo që ka rreth tij, ëndërron të dhunojë edhe shtetin. Ai që kërcënon dhe rreh pa mëshirë partneret e tij, do të donte po të kish gjë në dorë, të dhunonte edhe rendin kushtetues. Kjo është universalisht e dënueshme”, u shpreh Kryetarja e Kuvendit në seancën e posatçme kundër dhunës në familje. Topalli shtoi se “kjo seancë, është për ata burra që edhe pse mund të shfaqen ekraneve si mbrojtës të të drejtave, janë vetëm minipersona, janë dhunues të grave të tyre. “Është për ata burra që edhe pse janë publikë, janë vetëm mini persona që nuk krijojnë dot kushtet për strehë familjare. Është për ata burra që në fakt edhe pse mund të jenë të gjatë, janë minipersona. Është për ata burra që edhe pse mund të shfaqen ekraneve si mbrojtës të të drejtave, janë vetëm minipersona, janë dhunues të grave të tyre. Është për ata burra që edhe pse janë publikë, janë vetëm mini persona që nuk krijojnë dot kushtet për strehë familjare. Dhuna e përdorur nga këta meshkuj është shenjë e dobësisë, pasigurisë, perversitetit. Ata duan të kontrollojnë gjithçka, por në fakt nuk kontrollojnë dot as veten e tyre. Apeli im sot është të ndalojmë ata burra që përdorin dhunën!”, theksoi kryetarja e Kuvendit, Topalli. Kryeparlamentarja siguroi se dy betejat jetike të saj, do të jenë lufta kundër kancerit dhe ajo kundër dhunës në familje. Ajo nënvizoi se veç debateve publike, ka edhe disa struktura që duhet të ngrenë më lart shkallën e vemendjes nga këtij fenomeni.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›