E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli-Mirel: Shqipëria, hapa të mëdhenj përpara drejt proceseve të integrimit

Zgjedhjet e 28 qershorit arritën standardet kryesore të OSBE/ODIHR-it Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit në Komisionin Evropian, Pierre Mirel, vlerësoi sot gjatë një takimi me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, progresin e Shqipërisë drejt integrimit në BE. Mirel përgëzoi punën e parlamentit në miratimin e ligjeve të rëndësishme, duke i hapur kështu, rrugë aderimit të shpejtë të Shqipërisë në Union. Nga ana e saj, kryetarja e Kuvendit falënderoi Komisioni Europian për gjithë mbështetjen dhënë Shqipërisë, e po ashtu edhe për monitorimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, të cilat u cilësuan si zgjedhje që arritën standardet kryesore të OSBE/ODIHR-it. Në takim u diskutua për hapat e ndërmarra, për miratimin e legjislacionit dhe për reformat në plotësimin e detyrimeve për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, si dhe në procesin e liberalizimit të vizave. Kryetarja e Kuvendit e njohu zotin Mirel me ligjet e miratuara gjatë kësaj periudhe në parlament dhe me diskutimet e gjera në komisione e në seanca plenare, ndërsa e siguroi atë se progres raporti i Komisionit Europian është udhërrëfyes i punës së parlamentit. “16 nëntori, tha ajo, ishte një datë shumë e rëndësishme për shqiptarët, sepse Këshilli i Ministrave të BE-së i tha “po“ kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, duke njohur kështu rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe progresin e Shqipërisë. Zoti Mirel dhe Kryetarja e Kuvendit diskutuan edhe për vijimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, veçanërisht në përafrimin e legjislacionit dhe për rritjen e kapaciteteve të parlamentit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›