E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pervec kandidateve te PS-se pa pergjigje edhe aleatet

Marreveshja

Pervec problemit socialist te kandidaturave selia roze perballet sot edhe me kerkesat e aleateve te saj. Me propozime konkrete per bashki te vogla dhe komuna partneret e saj politike ne Aleancen per te Ardhmen mbeten ende sot pa nje firme socialiste per plotesimin e kerkesave te veta. Keshtu PSV91 Partia Demokracia Sociale dhe Partia Demokristiane behet e ditur se kane kerkuar nga nje numer relativisht te njejte si zona te lira qe mesatarisht shkon ne 1 bashki dhe 5 komuna secili. Po te shtohet ketu edhe pretendimi i socialdemokratit Skender Gjinushi kuota e aleateve te PS-se per keto zgjedhje shkon diku te 6-7 bashki dhe 25 komuna. Keto mbeten shifra jozyrtare qe nuk perfshijne Partine Bashkimi per te Drejtat e Njeriut apo edhe MEGA qe se fundmi ka hyre ne negociata me socialistet. Per simetri arsyetimi duhet thene se problemi qe perballon PS-ja ne raport me kundershtarin e vet Partine Demokratike eshte i ndryshem pasi afersia ne ngjyren elektorale e ben me te veshtire leshimin. Levizja Socialiste per Integrim qe aktualisht ben pjese ne koalicionin me PD-ne e ka me te lehte te kerkoje zona te lira ne ato rajone apo njesi te pushtetit vendor qe njihen ne pergjithesi si bastione socialiste pasi me kete rast edhe forca e saj terheqese per vota te majta maksimalizohet. Kete rol komod tek Aleanca per te Ardhmen e ka ndoshta vetem Partia Demokristiane e cila tradicionalisht eshte nje parti e dale nga e djathta. Nisur nga kjo situate dy partite e medha veprojne me lirshem me keto dy subjekte qe kane tjetersuar kampin e vet te natyrshem per ti lene te vegjlit konservatore te privuar nga liria e veprimit. Nga ana tjeter PD-ja sot ka avantazhin qe i ka te integruar nje sere partish te vogla ne pushtetin qendror qe mbahet ne kembe prej saj duke e ulur natyrshem poziten negociuese te te vegjelve qe me sistemin aktual zgjedhor e kane shume te erret perspektiven.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›