E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusmali: PS braktis punen per Reformen zgjedhore



Demokratet e kane te qarte se skenari i socialisteve lidhur me reformen zgjedhore, te con tek djegia e mandatit te rishtyre te Komisionit te Posacem te Reformes Zgjedhore. Sipas bashkekryetarit te Komisionit te Reformes Zgjedhore, Ilir Rusmali, nga PS u perdor pseudo-justifikimi i mungeses se komenteve me shkrim te ODIHR, lidhur me perdorimin e teknologjise ne zgjedhje. Edhe e shtuna per demokratet duhet te ishte pune, por ne mungese te socialisteve, nuk ka per cfare te punohet. Socialistet nuk i riktheu ne pune as shqetesimi i ODIHR drejtuar nepermjet nje letre dy bashkekryetareve nje dite me pare pas mbledhjes se deshtuar te komisionit. Edhe per ODIHR-in, ishte justifikim ajo cka kerkuan socialistet si komente me shkrim per teknologjine ne zgjedhje.

Zoti Rusmali, duke qene se jeni ne kryesine e Kuvendit, po punoni edhe te shtunen per Reformen Zgjedhore?

Per fat te keq, nuk jemi duke punuar. Jemi duke pritur koleget tane socialiste qe t'i bashkohen grupit te eksperteve dhe negociatave per te punuar intensivisht dhe te prodhojme ate qe na kerkon Kuvendi, Reformen Zgjedhore brenda mandatit te caktuar. Per fat te keq, koleget socialiste mesa duket kane vendosur ta bejne sot pushim dhe mesa duket mandatin kane vendosur ta djegin, te vrasin kohen qe na eshte dhene dhe te mos prodhojne reformen qe presin shqiptaret. Ky eshte dyshim shume serioz qe ne e kemi dhe e mbeshtesim tek faktet qe po na shoqerojme. Te premten beme nje mbledhje te pare te komisionit te reformes, me qellimin qe te mund te percaktonim nje axhende konkrete dhe te shpejte pune, me afate te percaktuara me qellim qe temat qe kane ngelur hapur ne diskutimin per reformen te mund te zgjidheshin brenda tre javeve. Por ne komision, koleget socialiste tentuan te bejne bllokimin e radhes me pseudo-justifikime, te papranueshme dhe te pajustifikueshme edhe per ta per shkak se gjasme u mungonin dokumente per te cilat OSBE/ODIHR kane qene shume te qarte dhe ekspertet kane qene shume te qarte dhe nuk ka pasur asnje lloj dileme. Por mesa duket, koleget socialiste kane vendosur bllokimin edhe per kete mandat te komisionit dhe nuk lekunden per kete gje. Dje misioni i OSBE-se ne Tirane i dergoi nje leter shume te shqetesuar te dy bashkekryetareve dhe eksperteve te komisionit. Ne te kerkon me insistim vazhdimin e reformes dhe refuzonte justifikimin e paraqitur nga zoti Gjiknuri ne komision, per gjasme mungese te dokumenteve te tyre. ODIHR premtonte paraqitjen e te gjithe dokumenteve qe disponojne ata ne kohe rekord dhe ftonte palet te punonin intensivisht. Nga dje ne jemi ne pritje, jo vetem duke ju pergjigjur kesaj thirrjeje te OSBE/ODIHR edhe duke respektuar vendimin e Kuvendit qe na ka dhene mandat te shkurter pune. Por koleget socialiste jane zhdukur. Kerkesave tona te vazhdueshme me te gjitha mjetet e komunikimit qe njeh teknologjia, ata u jane pergjigjur ne menyre refuzuese. Ne sot jemi ne pune, neser do te jemi ne pune dhe te gjithe ditet qe na ka ngarkuar Kuvendi te punojme do te jemi, por socialistet duket se kane vendosur ta djegin edhe kete mandat. Kjo per ne eshte shume e dhimbshme.

Megjithate, a nuk ju duket e logjikshme kerkesa qe ka bere Partia Socialiste nepermjet ekspertit te saj, Bledar Cuci, qe duhet ta kishte te shkruar ate cka kerkonte ODIHR?

Komentet e ODIHR, PS i ka edhe me shkrim edhe me goje. I kane me shkrim, persa i perket teknologjise se identifikimit te zgjedhesve, i kane me goje persa i perket teknologjise se numerimit. Komentet jane identike me njera-tjetren, sepse ato nuk kane lidhje me aparatin qe do te perdoret, por me parimet dhe procedurat qe duhet te ndjekin palet kur perdorin teknologjine ne zgjedhje. Ato jane te gjitha. Komentet jane identike me njera-tjetren. Nese komentet dhe rekomandimet e eksperteve, thone qe futja e teknologjise ne procesin zgjedhor duhet te behet gradualisht dhe me projekte pilot, kjo nuk ka lidhje vetem me numerimin apo identifikimin e zgjedhesve, por ka lidhje me teknologjine, kush do qofte ajo. Nese ne presim te na vijne me shkrim, nuk do presim cudine. Ekspertet do te na perserisin edhe nje here me shkrim, nje rekomandim qe na e kane dhene edhe me shkrim edhe me goje qe para nje muaji ose me shume. Nese ekspertet e ODIHR, ne na thone se ju duhet te jeni shume te kujdesshem kur prokuroni teknologjine ne procesin zgjedhor, sepse ju mund te viktima te keqperdorimit nga biznesi dhe nga tregu, prandaj zgjidhja me e mire per ju, eshte qe ju prokurimin e teknologjive ta beni me tender te hapur dhe me gare sa me te madhe subjektesh, ne duhet vetem ta respektojme, ta hedhim kete gje ne leter, dhe te japim mundesi qe prokurimi me tender te hapur qe te behet sa me shpejt. Ne qofte se ne e kerkojme per te dhjeten here qe kjo te na jepet me shkrim me shpresen se mos ODIHR ndoshta nderron mendje, ne gabojme. ODIHR nuk nderron mendje per rekomandimet e veta, sepse i ka parimore dhe nuk i ka te lidhura as me Ilir Rusmalin, as me Damian Gjiknurin, as me PD as me PS, por i ka te lidhura me te gjitha vendet e botes qe ai monitoron ku kerkohet perdorimi i teknologjive. Perdorimi i teknologjive mund te behet vetem nepermjet kesaj rruge dhe ketyre parimeve. Ndaj ne themi se justifikimi i socialisteve per te bllokuar punen eshte vetem nje skuze qe ata duan ta perdorin duke ua lene ne dere ODIHR-it. Ne nuk e pranojme dot. ODIHR ka qene shume korrekt me ne, na ka ndihmuar jashte mase dhe na ka hapur syte. Ne duhet vetem te ndjekim rrugen qe na kane rekomanduara ata. Ne duhet te ecim ne kete rruge, sepse reformat behen duke ecur jo duke qendruar ne vend. Problemi qe kane socialistet eshte nje dhe i vetem dhe ne duhet ta denoncojme publikisht sepse nuk e mbajme dot mbi shpine, qartazi ata duan te ndjekin edhe kete mandat te Komisionit te Reformes Zgjedhore. Qartazi duan qe te kapin kohen e pushimeve te veres te Parlamentit me qellim qe te mos behet me fjale ne Shqiperi per reforme zgjedhore deri ne muajin shtator, kur Shqiperia ka nje etape tjeter te rendesishme ne rrugen e saj te integrimit ne BE. Mesa duket, socialistet edhe kete here, edhe kete vit, si ne vitet e tjera, duan te bllokojne vleresimin pozitiv nga strukturat e BE-se per procesin tone te integrimit. Duan te gjejne nje koke turku per t'ia lene ne dere fajin per keqdashjen dhe veprimtarine e tyre kunder shqiptareve. Nuk e pranojme kete. Ne jemi ketu, perdite ne pritje te kolegeve tane. Shqiptaret nuk e meritojne kete keqtrajtim qe socialistet bejne.

Pavaresisht menyres si do te procedohet ne kete mandat te rishtyre, mazhoranca eshte e qarte lidhur me pozicionin e KQZ-se? Do te mbaje kete formule apo kerkon nje riformatim ashtu si PS?

Qendrimi i mazhorances ka qene gjithmone i kristalte sepse ne kemi qene te palekundur ne bindjen tone qe duhet ti qendrojme fanatik rekomandimeve te ODIHR. Kjo eshte per cdo ceshtje, jo vetem KQZ-ne. Cfare rekomandon ODIHR ne raport me kompozimin e KQZ-se? ODIHR thote nese palet duhet te konsiderojne mundesine e rishikimit te formules se kompozimit me qellim qe kompozimi te jete me nje konsensus te gjere, me qellim qe nepermjet konsensusit te gjere KQZ te fitoje neutralitet dhe paanesi ne veprimtarine e vet. Ne e mbeshtesim plotesisht kete rekomandim. Ne qe diten e pare, e deri me sot kemi kerkuar vetem kete gje, te negociojme mbi bazen e ketij parimi: konsensus te gjere qe i fal KQZ-se neutralitet dhe paanesi. PS ka parim tjeter, kerkon qe nepermjet manovres per rikompozim te marre kontrollin partiak te tyrin mbi KQZ-ne. Ky propozim eshte ne menyre flagrante kunder me rekomandimet e ODIHR. Ne mirepresim te gjitha propozimet e socialisteve, dhe u bashkohemi atyre nese respektojne rekomandimet e ODIHR. Nese jo, detyra jone eshte qe tu themi jo te gjitha propozimeve hileqare dhe kunderproduktive. Propozimet e deritanishme te socialisteve per fat te keq kane qene vetem hileqare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›