Berisha Rama po ben fushate te vjeter bazuar ne shpifje e sharje
DURRS- Kryeministri Sali Berisha ka vazhduar dhe sot sulmin e tij ndaj opozites nga Ishmi ku ishte per te inaguruar rrugen Ishem-Bubq.
Ai po zhvillon nje fushtae politike nje fushate per interesat e tij. Atij nuk i intereson qytetari tha Berisha.
Sipas tij kreu i opozites Edi Rama po zhvillon nje fushate te vjeter bazuar ne shpifje dhe sharje.
Rama ka dy vite qe ka folur vetem per kutite dhe asgje tjeter. Ai pervec sharjeve nuk ka cfare ti thote qytetareve. Ai po ben fushate te vjeter me sharje sa edhe etrit e tij do ja kishin zili- u shreh kryeministri.
Nje dite me pare kryeministri Sali Berisha gjate perurimit te Unazes se re te Durresit akuzoi opoziten se trillon ndaj cdo arritjeje te qeverise. Sipas Berishes kundershtaret e tij politik premtojne alternativen e bllokimit.
Fushatat tona bazohen ne politiken e vlerave ndersa ka nje alternative tjeter paralele me kete tha Berisha alternativa e fjaleve mashtrimeve dhe genjeshtrave e cila perpiqet te nxije gjithcka vecoi ai.
Kreu i mazhorances ne fjalen e tij iu rikthye debatit per zgjedhjet parlamentare te 2008 per te cilat opozita e ka akuzaur publikisht per vjedhjen e tyre.
Jam ndiere i lenduar dhe i fyer kur gjate nje takimi me nderkombetaret keta te fundit me thane se Rama me akuzon per korruptim te komisonereve vazhdi me tej kryeministri. Sipas tij Rama duke dyshuar tek komisioneret e tij njeheresh dyshon edhe tek vetevetja.
Deklaratat kryeministri Berisha i beri gjate inagurimit te Unazes se re te Durresit e cila i ka kushtuar qverise shqiptare 1.2 miliarde leke.