Specialistet thone se komisionet hetimore po krijohen per fushate

Konstitucionalistet kerkojne hartimin e nje ligji organik per funksionimin e veprimtarise se Kuvendit
Njazi Jaho Komisionet kane devijuar dhe kane kapercyer kompetencat e Parlamentit
Konstitucionalistet jane te mendimit se komisionet hetimore ne Shqiperi jane te deshtuar. Sipas juristeve te shquar shkak per zvarritjen e komisioneve eshte nderhyrja e politikes duke i kthyer pothuaj te gjithe komisionet hetimore parlamentare ne instrument te politikes gjate fushatave elektorale per te goditur kundershtarin politik.
Nje tjeter mendim i hedhur nga konstitucionalistet ishte edhe hartimi i nje ligji organik per Kuvendin qe do te duhet te miratohet me tre te pestat e kuvendit qe do te rregulloje funksionimit te parlamentit. Ish-kreu i Gjykates Kushtetuese Fehmi Abdiu u shpreh se komisionet hetimore jane perdorur per te sulmuar personazhe ne politike ne moment te fushatave zgjedhore.
Jane krijuar komisione parlamentare shpesh here per motive politike per tu perdorur si instrumente politike per te luftuar kundershtaret politike brenda dhe jashte tyre.
Jane krijuar komisione parlamentare per te hetuar individe te vecante qe kane qene personazhe ne politike dhe jane shfrytezuar per kete qellim momente te fushatave zgjedhore per te luftuar nga mazhoranca opoziten por edhe nga opozita jane bere perpjekje per ti perdorur komisionet politikisht ne kohe fushatash - theksoi Abdiu.
Ish-kreu i Gjykates Kushtetuese sulmoi veprimtarine e Komisioneve te meparshme hetimore qe sipas tij ne vend qe te ndihmonin hetimet i kane penguar ato. Nga 27 komisione te ngritura qe prej vitit 1991 Abdiu deklaroi se asnje prej tyre nuk ka furnizuar prokurorine me prova te mjaftueshme per hetime.
Ajo qe konstatohet eshte se edhe pse kane qene dhe jane organe vendimmarrese pluraliste ku vendoset me shumice votash ne shumicen prej tyre nuk gjenden alternativa ose mendimi i pakices. Ne pergjithesi mendimet e shprehura ne komisionet parlamentare jane te njeanshme jane tejet politike dhe ne to mungojne shume argumente te karakterit juridik - tha Fehmi Abdiu ish-kreu i Gjykates Kushtetuese.
Zgjidhja sipas tij eshte hartimi i nje ligji organik per Kuvendin i cili te miratohet me tre te pestat qe do te rregullonte njehere e mire funksionimin e veprimtarise se Kuvendit ndryshe nga Rregullorja e tanishme e cila ndryshohet me 71 vota. Nje tjeter konstitucionalist i shquar Njazi Jaho ndau te njejtin mendim se komisionet parlamentare kane devijuar nga objekti i tyre i hetimit duke u perdorur per qellime teresisht elektorale.
Komisionet hetimore nuk e kane justifikuar ceshtjen per cilen jane ngritur. Sipas mendimit tim shume here nismetaret e ngritjes se ketyre komisioneve qofte nga opozita qofte nga pozita nuk kane dashur te shikojne fenomenin por nepermjet ngritjes se ketyre komisioneve ne menyre te kamufluar kane dashur te godasin persona te vecante - tha juristi Jaho.
Luan Omari
Dua te theksoj se nje nga treguesit qe komisionet kane deshtuar eshte edhe se nuk ka pasur asnjehere ne Kuvend nje raport unik nga ana e komisioneve. Por gjithmone kane dale dy raporte te kunderta njeri i mazhorances dhe tjetri i pakices. Kjo eshte nje dukuri qe nuk ndodh ne vendet e tjera. I vetmi komision qe ka pasur nje material te vetem eshte ai komisioni qe ka te beje me telefonine celulare.
Ermir Dobjani
Komisionet deri tani jane ngritur kryesisht per motive politike shpesh ka pasur abuzime. Ato duhet te sherbejne si nje instrument per zgjidhjen e ceshtjeve qe kane interes publik rralle here keto komisione jane perdorur per kete gje. Te dhenat e komisioneve hetimore nuk duhet te rrine ne arkiv por ne rast se aty ka indice te rendesishme ato duhet te shkojne per ndjekje te metejshme ne Prokurori.
Bashkim Dedja
Komisionet hetimore duhet te ngrihen ne menyre automatike kur nje e pesta e anetareve te Kuvendit i kerkon ato. Ligji per komisionet hetimore ka ne kete pike nje karakter detyrues dhe nuk diskutohet ngritja e nje komisioni. Kushtetutshmerine e objektit dhe veprimtarise se nje komisioni hetimor nuk mund te gjykoje vete Kuvendi por kete e gjykon dhe e vendos Gjykata Kushtetuese.
Ne gjykaten Kushtetuese mund ta coje ceshtjen per hetim edhe pala kundershtuese ndonese nuk e ka votuar objektin e hetimit te komisionit. Te dhenat e rendesishme duhet ti kalohen Prokurorise dhe jo cdo dokument i komisionit hetimor parlamentar behet publik ne media.
Euralius Verberia politike eshte vetem e vertete politike
Ne kemi pasur probleme te ngjashme para pak kohe ne lidhje me keto komisione hetimore ne Spanje. Ne perfundim zgjidhja ishte nje ndarje e qarte ndermjet gjyqesorit dhe politikes.
Mendoj se Shqiperia duhet te gjeje menyren e vet per te bere kete ndarje por mendoj se eshte shume e rendesishme qe te behet nje ndarje ndermjet vendimmarrjes politike dhe gjyqesore. Per mendimin tim do te ishte gabim qe ti jepej rendesi gjyqesore nje hetimi apo investigimi politik.
Besoj se standardet europiane te shtetit te se drejtes kerkojne garanci qe jepen per nje proces gjyqesor. Politika eshte politike dhe ka te drejte te hetoje ne menyren qe ata besojne se eshte e mire por ne si avokate e dime qe e verteta politike mbetet thjesht e vertete politike. Por qytetaret ne nje shtet demokratik duan te verteten ligjore.
E verteta ligjore eshte ajo qe rrjedh nga nje procedure ku njerezit kane te drejte qe te mbrohen. Besoj se eshte shume gabim dhe e rrezikshme qe ti jepet rendesi gjyqesore cdo hetimi politik. Keto komisione jane shume te rendesishme per zhvillimin e dialogut brenda Parlamentit por besoj se perfundimi i cdo komisioni hetimor nuk duhet te merret si perfundim ligjor.
Fehmi Abdiu
Jane krijuar komisione parlamentare shpesh here per motive politike per tu perdorur si instrumente politike per te luftuar kundershtaret politike brenda dhe jashte tyre.
Jane krijuar komisione parlamentare per te hetuar individe te vecante qe kane qene personazhe ne politike dhe jane shfrytezuar per kete qellim moment te fushatave zgjedhore per te luftuar nga mazhoranca opoziten ose edhe nga opozita jane bere perpjekje per te perdorur politikisht ne kohe fushatash.
Ajo qe konstatohet eshte se edhe pse kane qene dhe jane organe vendimmarrese pluraliste ku vendoset me shumice votash ne shumicen prej tyre nuk gjenden alternativa ose mendimi i pakices. Ne pergjithesi mendimet e shprehura ne komisionet parlamentare jane te njeanshme jane tejet politike dhe ne to mungojne shume argumente te karakterit juridik.
Komisioni i pare parlamentar eshte krijuar ne 1925 dhe ka pasur nje perberje prej shtate parlamentaresh. Ka vene para pergjegjesise Libohoven si ish-Minister i Financave i asaj kohe. Konstatojme ne menyre te vecante pas vitit 91 me krijimin e pluralizmit dhe deri diten e djeshme me aq sa kemi mundur te konstatojme ne jane krijuar 27 komisione.
Si numer duke pasur parasysh kushtet vecorite rrethanat e demokracise shqiptare duket i bollshem por po ti vrojtojme me kujdes nuk ka vendime nuk ka argumente pro apo kunder. Churchilli ka thene Nese do qe te mos zgjidhesh asgje krijo nje komision parlamentar. Duket sikur eshte thene enkas per kushtet ne te cilat ndodhemi ne.
Njazi Jaho
Per arsye te ndikimeve ose te interesave politike ajo qe ishte shkruar dhe komentuar drejt u komentua dhe u shtrua shtrember nga forca te caktuara politike te cilat vinin ne levizje komisionet hetimore. Se dyti komisionet hetimore nuk e kane justifikuar ceshtjen per te cilat jane ngritur.
Sipas mendimit tim shume here nismetaret e ngritjes se ketyre komisioneve qofte nga opozita qofte nga pozita nuk kane dashur te shikojne fenomenin por nepermjet ngritjes se ketyre komisioneve ne menyre te kamufluar kane dashur te godasin persona te vecante.
eshtja e ngritjes se komisioneve parlamentare edhe pse ka nje rendesi te vecante si instrument kontrolli i Parlamentit ne disa raste ka devijuar domethene ka kapercyer kompetencat e Parlamentit.
Dhe po te shikoni ne komisionet e ngritura per ceshtje te ndryshme me objekte te ndryshme kur ato jane atakuar ne Gjykaten Kushtetuese gjykata gati ka perseritur te njejtat shkelje parimore.
Kam mendimin se parlamentaret e te dyja kraheve duhet jo vetem te deklarojne se i mbrojne se i respektojne vendimet e Gjykates Kushtetuese por duhet ti zbatojne ato me rigorozitet gje qe deri me sot nuk ka ndodhur. Se dyti intelektualeve u del detyra te japin nje kontribut te madh ndersa politikaneve i del detyra ta vleresojne kete mendim dhe jo ta nenvleresojne.