E Diel, 1 Nëntor 2026

Socialistet koalicioni i ri me me shume se 20 parti

TIRAN - Partia Socialiste ka nisur te firmose marreveshjet me parti politike per zgjedhjet e ardhshme vendore qe priten te zhvillohen me 8 maj. Ndryshe nga zgjedhjet e fundit parlamentare partia me e madhe ne opozite duket se nuk do te perserise te njejtin gabim duke mos e zgjeruar koalicionin me parti te cilat kane pak vota. Kete here socialistet jane te angazhuar qe te marrin ne koalicionin e tyre sa me shume parti qe te jete e mundur.


Deri me tani burime nga Partia Socialiste bejne te ditur per gazeten Shekulli se koalicioni opozitar do te perbehet nga se paku 20 parti politike. Shume prej ketyre partive politike edhe pse nuk jane shume te njohura ato kane zonat e tyre te influences te cilet mund te ndikojne ne rezultat dhe ne rritjen e numrit te keshilltareve ne komuna apo bashki.


Paraditen e djeshme ne Partine Socialiste jane pare kryetar te disa partive te vogla qe te zhvillojne takime me kryesocialistin Edi Rama. Ne keto takime kryesocialisti dhe drejtues te partive qe do ti bashkengjiten koalicionit te Partise Socialiste kane diskutuar mbi rregullat ku do te bazohet marredhenie e re e tyre.


Per sa i perket zonave te cilat do te marrin te gjithe aleatet e Partise Socialiste ato priten tiu komunikohen nga drejtuesit socialiste brenda pak ditesh. Personi i cili po merret me gjuetine e partive te reja qe do te jene bashkepunetore me PS-ne ne zgjedhjet e 8 majit eshte Ndre Legisi ish-deputet i Levizjes Socialiste per Integrim. Se fundmi ai eshte kooptuar ne Asamblene Kombetare si anetar i ketij forumi. Diten e djeshme pas takimit me kryesocialistin kreret e partive te vogla kane firmosur marreveshjen e koalicionit me Partine Socialiste.


Kjo marreveshje eshte firmosur ne prani te perfaqesuesit socialiste Armando Subashi i cili eshte dhe kryetari i grupit te punes se komisionit per Administrimin Zgjedhor ne Asamblene Kombetare.


Mesohet se materialin qe eshte firmosur synimi kryesor i bashkepunimit per zgjedhjet e ardhshme eshte largimi i qeverise Berisha. Lista e partive qe do te jene pjese e koalicionit mbahet e rezervuar nga Partia Socialiste deri ne prezantimin zyrtar te koalicionit. Brenda dates 23 mars date ne te cilen eshte dhe afati i fundit per regjistrimin e koalicionit pritet dhe mbledhja e Opozites se Bashkuar per te zyrtarizuar bashkepunimin e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›