E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidati per Tiranen vendimi te henen

TIRAN - Zyrtarisht socialistet kane bere te ditur dje se emri i kandidatit per bashkine me te madhe ne kryeqytet do te shpallet ne fillim te javes. Per kete arsye socialistet kane ndryshuar edhe diten e mbledhjes se grupit parlamentar Socialist.


Nga e merkura kur eshte bere zakon qe te mblidhen socialistet dhe te diskutojne per ceshtjet politike mbledhja do te kryhet diten e hene. Sipas deputeteve socialiste mbledhja eshte vendosur per oren 1200 te se henes dhe aty pritet qe te shpallet edhe vendimi zyrtar per kandidatin.


I pyetur nese do te plotesoje deshiren e zerave ne rritje te elektoratit socialist per rikandidim ne zgjedhjet Rama tha se diten e hene do te kete pergjigje te qarte te plote dhe te shtjelluar lidhur me ceshtjen. Deputetet e grupit parlamentar Socialist nuk kane te dhena se cfare do te diskutohet ne kete takim te pershpejtuar pasi jane lajmeruar vetem per orarin dhe diten e mbledhjes se radhes.


Kohet e fundit ne ambientet e Partise Socialiste ka pasur shume diskutime ne lidhje me rikandidimin e Rames. Duke i konsideruar keto zgjedhje si politike sic jane cilesuar edhe nga vete kryesocialisti ne seline roze ka pasur mendime te ndryshme.


Nje pjese e zyrtareve socialiste jane me mendimin qe Rama nuk duhet te kandidoje per nje mandat te katert. Ndersa zyrtare te tjere socialiste e shohin Ramen si garancine me te madhe te mundshme ne kushtet aktuale dhe shprehin nevojen e rikandidimit te kreut te opozites per nje mandat te katert pasi zgjedhjet duhen fituar dhe Bashkia e Tiranes eshte vendimtare.


Gjate kesaj kohe ne Partine Socialiste kane qarkulluar edhe kandidate alternativ sic jane Pandeli Majko Eduard Shalsi Erjon Veliaj apo Besnik Baraj. Keta te fundit jane diskutuar ne strukturat socialiste madje edhe jane testuar ne opinionin publik.


Nga sondazhet qe po kryhen nga selia roze permes nje grupi pune te ngritur per kete qellim do te nxirren dhe vleresime ndikuese ne vendimin e pritshem te se henes. Partia Demokratike e ka zyrtarizuar nderkohe kandidaturen per Tiranen i cili eshte ministri i Brendshem Lulzim Basha.


Socialistet vendosin te protestojne me 21 mars per manipulimin ne listat e zgjedhesve

PS proteste perpara Ministrise se Brendshme

TIRAN - Socialistet do te protestojne javen e ardhshme perpara Ministrise se Brendshme per akuzat e bera ndaj tyre mbi manipulimin e listat e zgjedhueshme. Diten e hene ne oren 900 socialistet do ti drejtohen Ministrise se Brendshme per ti kerkuar ndalimin e manipulimeve te listave.


Njeheresh protestuesit do te kerkojne dhe nderprerjen e ndryshimeve qe po behen ne lista ne dem te zgjedhjeve te ardhshme vendore. Ata do te kerkojne zbatimin e Kodit Zgjedhor per listat e zgjedhesve dhe te mos nderhyhet me qellim manipulimin e tyre.


Nga ana tjeter kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi dje ne nje komunikim per mediat se partia qe ai drejton do te denoncoje publikisht problemet me lista. Ai nenvizoi se vazhdon mungesa e transparences me procesin e pergatitjes se listave vazhdojne problemet ne lista.


Ekipi i eksperteve tane qe eshte ngarkuar me kete ceshtje informon qe ndoshta do te jemi gati te bejme publike gjetjet e hetimit mbi listat qe jane shqetesuese. Megjithate do ti veme ne dispozicion te publikut dhe te drejtorise ne fjale per ti permiresuar - shprehur shqetesimin Rama.


Nderkohe vijoi ai ka filluar nje mesymje mbi administraten qe nga ministrite deri tek trupat mesimore ne qytete te ndryshme te vendit ku u kerkohen nepunesve te administrates informacione shume te cuditshme mbi karten e identitetit mbi vendbanimin mbi te tjera aspekte qe krijojne shume shqetesim ne kete faze ku ndodhemi. Kryesocialisti theksoi faktin se ka nje perpjekje perdite e me evidente per te perfshire ne nje menyre te organizuar dhe te jashteligjshme rrogetaret e shtetit per nevojat e fushates se pushtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›