Berisha: “Rama po lobon në Bruksel kundër liberalizimit të vizave”
PD-ja vazhdon sulmin personal ndaj kreut të PS-së
Ka vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme lumi i akuzave të hedhura nga funksionarë të Partisë Demokratike kundrejt kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Kryeministri Berisha e akuzoi Ramën dje nga qyteti i Elbasanit se po lobon në Bruksel kundër liberalizimit të vizave për shqiptarët, ndërsa rreshtoi dhe akuzat e vjetra personale ndaj tij. Po të njëjtin “refren” lexuan dje në deklaratat e tyre publike ministri i Financave, Ridvan Bode; ministri i Shtetit, Genc Pollo; zëvendësministrja e Integrimit, Jorida Tabaku dhe zëdhënësja për shtyp e PD-së, Erla Mëhilli. Gjuha e përdorur nga anëtarët e PD-së është ajo e kundërsulmit dhe nuk lë shteg për ndonjë dritë shprese për kompromis dhe për t’i dhënë fund krizës politike në vend.
Deklarata
Gjatë një konference për shtyp të mbajtur dje në qytetin e Elbasanit, Berisha i cilësoi të dështuara përpjekjet e opozitës për të bllokuar liberalizimin e vizave. Ndërkaq, kreu i Ekzekutivit denoncoi atë që ai e quan aleancën punisto-mafioze. “Përpjekjet e opozitës, misionarët e saj të dërguar në Bruksel nga Edvin Rama, siç ka dërguar të birin e Sul Bushatit për të lobuar kundër liberalizimit të vizave, ju garantoj se do të shumëzohen me zero dhe kjo jo se Brukseli nuk vlerëson dhe nuk konsideron opozitën, por kur opozita u bie bilbilave, kur opozita mbush faqe dhe defterë të tërë me shpifje e trillime, vetëm e vetëm që të mos liberalizohen vizat, trillimeve dhe shpifjeve askush nuk mund t’u besojë dhe nuk mund t’i vlerësojë”, - është shprehur Berisha. Kreu i qeverisë i është shmangur pyetjes nëse do të respektohet Kushtetuta për heqjen e mandatave të deputetëve të PS-së në rast se bojkoti vazhdon të pafundësi. “Opozita është e lirë të përzgjedhë rrugë parlamentare, rrugë joparlamentare për opozitarizmin. Këtu nuk mund të ketë asnjë lëkundje në respektimin tonë ndaj saj. Ajo çka ne kemi denoncuar dhe kemi deklaruar është se një aleancë punisto-mafioze, e konsoliduar dhe e shfaqur, e kryesuar nga zoti Rama, nuk do të mund të imponojë asgjë dhe kjo qeveri është e vendosur të përballet me të gjithë forcën e ligjit me mafien, me klanin punisto-mafioz”, - është shprehur Berisha. Gjatë fjalës së tij ai ka vlerësuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor duke cituar raportet e ndërkombëtarëve. “Një proces zgjedhor i certifikuar nga mbarë Europa, një proces zgjedhor të certifikuar nga 20 mijë anëtarë të PS-së në komisionet zgjedhore, një proces zgjedhor të certifikuar nga të gjithë komisionerët e PS-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, punistët në krye të PS-së nuk duan ta njohin. Një proces zgjedhor të certifikuar nga OSBE/ODIHR-i, të certifikuar nga Parlamenti Europian, Këshillit i Europës, Asambleja Parlamentare e NATO-s, aleanca punisto-mafioze nuk do ta njohë”, - është shprehur kreu i qeverisë.
Sulmi
Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvendin e PD-së së Korçës ministri Bode e ka kreun socialist si njeriun që kërkon me çdo kusht destabilizimin e vendit, përmes qëndrimeve që ai i quajti antikushtetuese dhe në dëm të interesave të popullit. Bode hodhi akuza të forta në drejtim të Ramës, duke theksuar se kryesocialisti “është kamikaz i kolltukut të vet dhe strehë e fundit e mafies”. Referuar paralajmërimeve të opozitës për përshkallëzim të aksionit politik në rast të mos-hapjes së kutive të 28 qershorit, Bode nënvizoi se ultimatumet nuk do ta pengojnë qeverinë të ecë përpara në rrugën e reformave që do të çojnë vendin drejt Bashkimit Europian.
Po gjatë ditës së djeshme kanë reaguar dy zonja të PD-së, Mëhilli dhe Tabaku, të cilat kanë akuzuar Ramën për dhunën e ushtruar nga grave. Zëdhënësja Mëhilli tha se Rama imponon zonjat e PS-së t’u thonë shqiptarëve se sulmet ndaj tij janë ndërhyrje në jetën e tij private.
2 Dhjetor 2009