E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabio Kanavaro zhvishet për bamirësi



Fabio Kanavaro është kapiteni i skuadrës së futbollistëve, që pozon për një vit bamirësie. “Freedom 2010 Calendario dei calciatori”, është kalendari i realizuar, i cili do të shfaqë në faqet e tij 13 futbollistë, të cilët jemi mësuar t’i shohim si kampionë të vërtetë. Tashmë ata shfaqen tepër seksi, me poza seksuale dhe tërheqëse. Ky kalendar pritet të dalë në shitje ditën e sotme së bashku me revistën “Max” dhe të gjitha të ardhurat do të shkojnë për fondacionin “Fabio Kanavaro Ciro Ferrara”. Futbollisti nuk hezitoi të ishte pjesë e kësaj iniciative bamirësie, duke iu bashkuar më pas edhe shumë kolegë të tjerë. Gjithçka lindi nga një ide e Luka Kasadei Management dhe përveç Kanavaros në kopertinë, protagonistë të kësaj vepre janë edhe Marco Di Vaio (janar), Giampaolo Pazini (shkurt), Alessandro Diamanti (mars), Luca Toni (prill), Alberto Gilardino (maj), Balzaretti dhe Cassani (qershor), Sergio Floçari (korrik - gusht), Matteo Ferrari (shtator), Stefano Mauri (tetor), Marco Materazzi (nëntor), Alessandro Matri (dhjetor).

1 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›