Berisha-Rama, replika nga Berati
Kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PS-së, Edi Rama, kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella nga Berati. Një ditë pas vizitës së kryetarit të selisë rozë në Berat, shefi i qeverisë është nisur drejt qytetit më të vjetër shqiptar, për të inauguruar dhe akuzuar politikisht punën e kryebashkiakut Rama në Tiranë. Një ditë para vizitës së Kryeministrit, kreu i PS-së premtoi ndryshimin për Beratin dhe denoncoi premtimet e pambajtura të qeverisë së djathtë pas vitit 2005. 24 orë më vonë ka ardhur edhe kundërpërgjigjja prej kreut të PD-së, nga qyteti i një mbi një dritareve. "Javët e fundit, kryetari i Partisë Socialiste ka vendosur prapa shpinës së tij fjalën ndryshim. Dua ta falënderoj, por problemi qëndron se ky ndryshim është ura për Beratin, ndryshim është Berati, trashëgimia botërore, është hyrja madhështore e Beratit që po ndërtohet, ndryshim është boshti i Jugut, nuk janë mashtrimet që kryetari i Partisë Socialiste bën", tha Berisha. Sipas tij, Rama e ka konceptuar ndryshimin si mashtrim dhe sharje. "Nga Berati dua t‘i them se ‘ndryshimi i tij‘ ka fatin e brymës në gjethen e një peme që e shkrijnë rrezet e para të diellit. Dhe ndryshimi i ynë do ta shkrijnë që në orët e para të mëngjesit ‘ndryshimin e tij‘ dhe do ta nxjerrë zotin Rama ashtu siç del ai vetë", shtoi Berisha. Turi nëpër Shqipëri i kryetarëve të partive të mëdha tregon një sinjal se shtabet elektorale tashmë kanë nxehur motorët e fushatës. Sipas Berishës, "në Shqipëri qarkullojnë dy ndryshime, njëri me rrugë dhe tjetri me mashtrime". Ndërkohë, një ditë më parë, kryetari i PS-së, Edi Rama, premtoi për qytetarët e Beratit ndryshimin që do të vijë pasi pushteti të hiqet nga dora e Sali Berishës.
Në vijim të turit të përurimeve të disa veprave publike në rrethin e Beratit, Kryeministri Berisha inauguroi dje përfundimin e urës së re të Gorricës, investim i qeverisë me vlerë 200 milionë lekë. Ura me gjatësi 220 m dhe gjerësi 22 m dhe që përbën veprën e parë të boshtit qendror të Jugut, është ndërtuar me katër korsi dhe me trotuare. Duke iu referuar investimeve në rrethin e Beratit, Kryeministri Berisha tha se çdo banor i këtij rrethi, kur bën analizën e tij, del në përfundimin se "Berati po ndryshon", por theksoi se ndryshimin më të madh ky rreth do ta ketë me ndërtimin e boshtit qendror të Jugut. Kryeministri shprehu vendosmërinë dhe angazhimin e qeverisë për nisjen e boshtit qendror të Jugut brenda këtij viti, duke e cilësuar atë si projektin më madhor të mandatit të dytë të qeverisë së tij. Sipas Berishës, boshti qendror i Jugut e shndërron Beratin ashtu siç e kanë ndërtuar gjyshërit dhe të parët tuaj, në një nga epiqendrat e fuqishme të zhvillimit të vendit. "Boshti qendror i Jugut afron Beratin, Tepelenën, Sarandën dhe Gjirokastrën rreth 70 km me Tiranën", tha ai. Kreu i qeverisë bëri me dije se ndërtimi i tij do të nisë gjatë vitit 2009. "Tani sapo inaugurova një rrugë në Poshnje dhe shumë rrugë të tjera që janë në ndërtim e sipër në Poshnje, Kutalli, Cukallat, Lapardha dhe së shpejti po këtë vit do të nisë ndërtimin rruga e Bogovës dhe rruga e kanioneve, dy rrugë të rëndësishme turistike, jo vetëm për Beratin, por për mbarë Shqipërinë. Berati u bë bukuria e mbarë njerëzimit dhe së bashku me Shqipërinë, me dinjitet të madh, më 3 prill bëhemi anëtarë me të drejta të plota në NATO, realizojmë kështu një nga projektet më të mëdha në historinë tonë kombëtare. Berati do të ketë universitetin e tij të merituar", tha Berisha.
Për 14 shkurtin
"Unë shfrytëzoj rastin t‘i uroj qytetarët e Beratit dhe të gjithë qytetarët shqiptarë për këtë ditë të virtytit dhe dhuntisë së njeriut, që e bën atë dhe shoqërinë më njerëzore, më të bukur, më të fortë, më shpresëdhënëse se të gjitha të tjerat. Ju uroj të gjithëve dashuri për mikun e mikeshën e vet, për bashkëshortin, bashkëshorten, për të dashurin, për të dashurën. Uroj këtë vit dashuri për ju dhe për mbarë shqiptarët", u shpreh Kryeministri Berisha.