Ndahet nga jeta ish-ambasadori Vladimir Prela
Është ndarë nga jeta ditën e djeshme në banesën e tij ish-ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Vladimir Prela. Ai u emërua në Maqedoni si ambasador në vitin 2002 nga Kryeministri Berisha, ndërkohë që e la mandatin më 3 korrik të vitit 2008. Prela ishte i njohur ndryshe edhe për miqësinë e tij të ngushtë me ish-kryeministrin Fatos Nano.
Vdekja e tij ka ardhur pas goditjes së një ataku kardiak. Prela është vlerësuar për angazhimin e tij si ambasadori ynë në Maqedoni. Ai humbi jetën dje paradite, në shtëpinë e tij në Tiranë, pas një ataku kardiak. Në fushën profesionale njihet si një diplomat me karrierë, gazetar dhe analist i njohur në shtypin e shkruar. Prela është vlerësuar për angazhimin e tij si ambasadori ynë në Maqedoni për thellimin dhe bashkëpunimin dypalësh.
Në cilësinë e ambasadorit, Prela e kishte cilësuar vitin 2008 si vit krucial për Ballkanin, duke parashikuar Maqedoninë më afër se asnjëherë drejt Evropës. Po kështu, një rëndësi të veçantë ish-ambasadori Prela i kushtoi edhe pavarësisë së Kosovës, duke nxitur Maqedoninë të njohë zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur. Takimin e përfundimit të mandatit si diplomat në Maqedoni, Prela e ka zhvilluar në fillim të korrikut me shefin e diplomacisë maqedonase Antonio Milloshoshki, ku janë shkëmbyer vlerësime për bashkëpunimin dhe marrëdhëniet midis dy vendeve fqinje. Ministri i Jashtëm, Antonio Milloshoski, përshëndeti kontributin e ambasadorit Prela lidhur me angazhimin e tij për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, duke shfaqur interesin e veçantë për vazhdimin e aktiviteteve të përbashkëta të bashkëpunimit. Gazeta "Shqip" i shpreh ngushëllime familjes Prela, miqve dhe të afërmve të ish ambasadorit shqiptarë në Maqedoni.