Bumçi: PS, lidhje me komunizmin
Demokratët bëjnë një vesh shurdh dhe një sy qorr përballë kritikave të ndërkombëtarëve dhe Partisë Socialiste për ligjin e lustracionit. Zëdhënësi i grupit parlamentar demokrat, Aldo Bumçi, ka ripërsëritur qëndrimin e Kryeministrit Berisha për t‘i shkuar deri në fund qëllimit për të larguar nga institucionet ish-bashkëpunëtorët e komunizmit. Në emër të Partisë Demokratike, deputeti Bumçi theksoi se "Partia Socialiste ka lidhje të dyfishta me komunizmin, prandaj edhe kundërshton ligjin". Por, selia blu nuk ka komentuar arsyet pse ndërkombëtarët kërkojnë maturi për ligjin e lustracionit dhe jo njëanësi.
Zëdhënësi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, shprehet se "me ligjin e lustracionit Shqipëria po distancohet nga krimet e komunizmit". Sipas tij, "dosjet dhe arkivat e së kaluarës po mbajnë sot peng Partinë Socialiste". Duke reaguar ndaj qëndrimit të PS-së për ligjin e lustracionit, Bumçi u shpreh se "PS mbahet peng nga lidhjet e shumëfishta me regjimin komunist dhe historinë e tij çnjerëzore". "Me qëndrimin e saj ndaj ligjit të lustracionit, PS po dëshmon se është trashëgimtare e vërtetë e Partisë së Punës dhe e historisë mizore të krimit komunist kundër popullit të tij", u shpreh zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së. Në mbrojtje të ligjit të lustracionit, Bumçi theksoi se "nuk ka asnjë moral njerëzor që të justifikojë këtë qëndrim të turpshëm të PS-së dhe kryetarit të saj ndaj historisë së diktaturës komuniste më të përgjakshme në kontinentin evropian, ku u dënuan me varje, u pushkatuan dhe vdiqën në tortura mbi 5 mijë shqiptarë, u burgosën 16 mijë të tjerë dhe u internuan me mijëra". Në këtë drejtim, ai siguroi se "asgjë nuk do ta pengojë Shqipërinë që të arrijë këtë standard moral kaq të nevojshëm, duke dënuar dhe u distancuar nga krimet e komunizmit". Sipas PD-së, populli shqiptar nuk ka asnjë arsye morale dhe historike që të mos jetë i barabartë me polakët, çekët, hungarezët dhe kombet e tjera të Evropës Lindore, që dënuan krimin komunist dhe u distancuan nga e kaluara. Bumçi vuri në dukje se "në një kohë që kreu i PS-së flet gjithmonë për politikën e re, nga ana tjetër ai nuk është në gjendje të dënojë krimin komunist, duke dëshmuar se emri i vërtetë i tij është ‘Edi Dosja‘". Partia Socialiste propozoi që të japë një variant tjetër për ligjin e lustracionit, i cili duhet të ketë në themel parimet dhe kriteret e Këshillit të Evropës, si dhe i bëri thirrje mazhorancës që të dëgjojë kritikat dhe kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë. Demokratët e hodhën poshtë propozimin e PS-së, duke i qëndruar besnik deri në fund projektit të saj për të ‘kryqëzuar‘ ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit.