Berisha-Rama replika per lidhje me komunizmin
21/02/2012 Berisha: Partia kryesore opozitare është uzurpuar nga pinjollët e diktaturës
Rama: Askush nga ata që rrëzuan bustin se imagjinonte të drejtohej nga sekretarët e Enverit
Herion Mesi
Jo vetëm angazhimet e përbashkëta politike, por edhe datat përkujtimore po përplasin tashmë dy forcat kryesore politike, të cilat po i përdorin ato për të lëshuar akuza dhe përmes deklaratave të tyre. I tillë ishte dhe 21-vjetori i rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha. Kryeministri Berisha, i pranishëm në ceremoninë e hapjes së pavijonit të periudhës së komunizmit në Muzeun Kombëtar, të titulluar “Terrori komunist në Shqipëri", akuzoi socialistët dhe liderin e tyre si pasardhës të Ever Hoxhës. Të njëjtën akuzë ka adresuar për kreun e qeverisë kreu i PS-së Edi Rama përmes “Twitter”-it.
Akuza
Në fjalën e tij Kryeministri Berisha shprehu nderimin më të madh për qëndresën, sakrificën, burrërinë, heroizmin e qindra e mijërave grave dhe burrave, të cilët u flijuan në atë sistem të egër vetëm e vetëm se, njësoj si ne sot, besonin te Zoti, donin të flisnin të lirë dhe donin që vendi i tyre të ecte drejt Evropës. Gjithashtu Kryeministri vlerësoi se 20 shkurti, data kur studentët dhe qytetarët e Tiranës e të mbarë Shqipërisë u përballën me një trimëri të pashoqe dhe përmbysën shtatoren e diktatorit, shënon de facto themelimin e opozitës shqiptare dhe gjunjëzimin përfundimtar të diktaturës hoxhiste në Shqipëri. Ai tha se Evropa ka të regjistruar në memorien e vet dy diktatorët më mizorë, më barbarë të të gjitha kohërave” Adolf Hitlerin dhe Enver Hoxhën. “Ky komb ka historinë e vet, por historia e diktaturës është historia më e dhimbshme, më tragjike dhe më e pamerituar e kombit shqiptar”, - nënvizoi Kryeministri. Por në fund të fjalimit ai nuk la pa përmendur as opozitën. “Sot, pas 20 vjetësh, përsëri nuk mund të mos theksojmë faktin se pasardhësit direkt të bunkerit që përmbysëm 20 vjet më parë nuk kanë shprehur për as edhe një moment pendesën e tyre. Ata kanë uzurpuar kreun e partisë kryesore opozitare të vendit sot dhe natyrisht që nuk janë rikthyer dot në Bllok, por e vërteta është se kanë rikthyer Bllokun me të gjithë psikologjinë e tij. Me mburrje, me rrahje gjoksi këta shokë apo zotërinj bllokuan për 2 vjet me radhë procesin e integrimit të vendit, duke dëshmuar se interesi i tyre, se doktrina e etërve të tyre është për ta dhjetëra herë më shumë parësore sesa interesi kombëtar, interesi i vendit”, - tha Berisha, duke nënvizuar se këta, ashtu si paraardhësit e tyre, do të dështojnë.
Kundërpërgjigjja
Lideri i opozitës, Edi Rama, ka reaguar përmes logut të tij personal në “Twitter” ndaj akuzave të Kryeministrit Sali Berisha, duke e akuzuar atë gjithashtu si pasardhës të Enver Hoxhës. “Askush ndër ata që rrëzuan monumentin e Enverit se imagjinonte dot që 21 vjet më vonë Shqipëria do mbahej peng nga një sekretar i Enverit”, - deklaron Rama. Ai e cilësoi të turpshëm faktin që kreu i mazhorancës akuzon egërsisht opozitën në 21-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit me qëllimin e vetëm për të shmangur vëmendjen nga krizat ku e ka zhytur vendin keqqeverisja e Berishës. “21 vjet pas rrëzimit të monumentit të diktaturës sulmohet egërsisht opozita teksa vendi lëngon mes krizash të keqqeverisjes”, - shkruan kryesocialisti në “Twitter”. Ai mbyll komentet e tij duke iu referuar situatës së emergjencës në vend. “Sot, kur Shqipëria vuan krizën e menaxhimit të emergjencës, Këshilli i Ministrave organizon festa e karnavale me shpinën e kthyer nga mijëra familje të bllokuara”, - nënvizoi Rama.
Forumi Rinor
Kryeministri Berisha pasditen e djeshme mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Forumi Rinor i PD-së për rënien e komunizmit nën titullin “21 vjet liri”, aktivitet i cili përkon me përvjetorin e 21-të të rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha nga qendra e Tiranës. Në fjalën e mbajtur me këtë rast Berisha uroi të pranishmit për këtë ditë të madhe të bekuar, ditë që sipas tij çeli për shqiptarët dyert e mbyllura të lirisë të së ardhmes. “Çdo njeri në jetën e tij ka data të rëndësishme, por pas ditëlindjes për ata që lindin jo të lirë dita e parë e lirisë është dita më e rëndësishme e jetës së tyre, është ditëlindja e lirisë së tyre, ditëlindja e së ardhmes së tyre”, - u shpreh Berisha.
Çelja e pavijonit
Në Muzeun Kombëtar u zhvillua ceremonia e hapjes së pavijonit me foto dhe objekte të ndryshme të periudhës së komunizmit, e titulluar “Terrori komunist në Shqipëri”. Të pranishëm ishin Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ministri i Turizmit, Aldo Bumçi, i Arsimit, Myqerem Tafaj, drejtori i Muzeut Kombëtar, Luan Malltezi, përfaqësues të komuniteteve fetare në Shqipëri, të të përndjekurve politikë etj. Kjo ekspozitë u çel në shenjë simbolike në përkujtim të datës 20 shkurt të vitit 1991, ditës së përmbysjes së bustit të diktatorit Hoxha në Tiranë. Të pranishmit vizituan të gjitha stendat me foto, objekte dhe materiale të ndryshme që ilustrojnë periudhën e komunizmit të ekspozuara në to.