E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ftohti, Fierza bie në 255.94 metër

21/02/2012  Korporata vazhdon të prodhojë rreth 14 milionë kwh energji në ditë

Niveli aktual nën mesataren normale. Prurjet vetëm 60 m3/sek

Pavarësisht reshjeve të shumta të dëborës gjatë këtyre tre javëve të fundit, niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës ndodhet nën mesataren normale të këtij sezoni. Sipas të dhënave të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës është 255.94 metra dhe prurjet arrijnë në 60 metër kub për sekondë. Këto janë parametra shumë të ulët në krahasim me mesataren e kësaj periudhe në këtë basen. Rreth dy vite më parë, prurjet në hidrocentralin e Fierzës arritën në vlera maksimale duke kapur shifrën tre mijë metër kub për sekondë. Një fenomen tepër i rrallë, por që kishte si shkaktar reshjet e pandërprera të shiut. Ndërkaq, tre ditë më parë prurjet ishin në nivelin minimal, në rreth dyzet metër kub për sekondë. Kjo për arsye se reshjet e dëborës që ranë këtë muaj nuk kishin filluar ende të shkrinin. Por niveli i liqenit ishte më i lartë se ai aktual, në 257 metra. Një rënie e nivelit të ujit në hidrocentral, i lidhur me rritjen e prurjeve në të, shpjegohet me faktin se KESH ka vijuar të prodhojë normalisht energji për konsumin e brendshëm dhe si rrjedhojë niveli i liqenit ka zbritur nivelin në më shumë se një metër. Vazhdimi i prodhimit të energjisë me kapacitet të plotë, do të parandalonte mundësinë që liqeni të kapërcejë vlerën maksimale të tij, duke llogaritur shkrirjen e reshjet të shumta të dëborës që kanë rënë. Shkrirja totale e dëborë do të krijonte mundësin e eksportimit të energjisë elektrike jashtë vendit, pasi për këtë muaj vendi është duke importuar energji. Ky fakt tregon nevojën e energjisë elektrike për konsum.

Konsumi

I ftohti i këtyre ditëve ka rritur ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike në vend. Sipas të dhënave, konsumi i tanishëm i energjisë është në shifrën 26 milionë kilovat orë energji. Rreth 14 milionë kolovat orë energji prodhohen në vend, ndërsa pjesa tjetër prej 12 milionë kilovat orë importohen nga CEZ dhe KESH. Megjithatë, sipas metereologëve nga dita e nesërme do të fillojë rritja e temperaturave dhe do të pushojnë reshjet. Ndërprerja e reshjeve dhe rritja e temperaturave në fundjavë ka bërë që në zonat malore të shkrijë bora dhe të përgjysmohet sasia e tyre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›