PS, sot kryesia për zgjedhjet e Tiranës
21/02/2012 Zgjedhjet e propozuara janë pesë, por dy prej tyre kanë deklaruar se do të tërhiqen
Do të zhvillohen votime dhe për 117 njësi vendore në rang bashkie dhe qarku
Partia Socialiste mbledh sot kryesinë e saj për të miratuar kandidaturat për postet drejtuese në 117 njësi vendore. I prapambetur si proces, pritet që me përcaktimin e kandidatëve të përfundojë i gjithë procesi zgjedhor, i nisur që në qershor të vitit që shkoi. Me rëndësi dhe më me interes janë pikërisht emrat për garën e kreut të ri të PS-së së Tiranës.
Takimi
Kryesia e Partisë Socialiste do të miratojë në mbledhjen e sotme kandidatët për drejtuesit e PS-së në 1/3 e njësive vendore në të gjithë vendin. Ky takim është parashikuar të zhvillohet në orën 18:30 të ditës së sotme. Zgjedhjet e reja në PS u hapën që në qershor të vitit që shkoi dhe u finalizuan me kongresin e ri të 5 nëntorit. Por siç u deklarua zyrtarisht nga vetë përfaqësuesit socialistë, ky proces nuk ishte përfunduar në mënyrë të plotë. Pas përplasjeve në radhët e PS-së lidhur me rishpërndarjen e anëtarëve të kryesisë në bazë, u zbardh dhe një detaj i tillë. Kështu që me konfirmimin zyrtar të një çështje të tillë filluan të krijohen dhe lobet për të bërë të mundur përfshirjen në listën e kandidaturave për këto zgjedhje.
Tirana
Interesi dhe vëmendja më e madhe është pikërisht te gara në Tiranë. Paraprakisht kandidaturat e propozuara nga baza janë pesë emra jo pak të njohur në radhët e PS-së. Kështu, veç kandidaturës së Sajmir Tahirit, kreu aktual i PS-së së Tiranës, i komanduar nga Rama pas dorëheqjes së Bares, emrat e tjerë, që kanë marrë jo pak propozime nga anëtarësia, janë edhe Ilir Gjoni, Andis Harasani, Erion Braçe dhe Ilir Zela. Ndërkohë Gjoni dhe Harasani patën shfaqur mjaft pakënaqësi lidhur me këtë proces. Madje, në reagimet e tyre ata iu referuan statutit të PS-së, i cili e ka të saktësuar papajtueshmërinë e posteve drejtuese. Nisur nga ky këndvështrim, ndër më të favorizuarit në këtë garë është Ilir Zela, pavarësisht se burime jozyrtare bëjnë me dije se kandidatura e preferuar e lidershipit socialist është ajo e Tahirit. Megjithatë, është mbledhja së sotme të kryesisë së PS-së që do të përzgjedhë dy apo tre emra, që do t’i paraqiten më pas asamblesë së zgjeruar të PS-së së kryeqytetit. Ishte vendosur që këto zgjedhje të zhvillohen gjatë ditës së djeshme, por tashmë pritet që ky takim të përcaktojë një tjetër datë.
Programi i ri i PS-së
Rama: Model i ri për zhvillimin ekonomik, social e urban
Qeverisja vendore dhe politikat në zhvillimin e saj ishte tema e radhës për të cilën Partia Socialiste mblodhi në një tryezë të rrumbullakët të zgjedhurit e saj vendorë. Në vijim të punës për hartimin e programit të ri të PS-së grupi i punës për pushtetin vendor dhe pjesëmarrësit në këtë tryezë diskutuan për problematikat dhe domosdoshmëritë për përmirësimin e legjislacionit për këtë fushë. I pranishëm në këtë tryezë, kreu i PS-së, Edi Rama, vlerësoi se politikat e ndjekura deri tani nga qeveria kanë synuar ngushtimin e kompetencave të pushtetit vendor. “Sjellja e qeverisë është nënvlerësim dhe abuzim me pushtetin vendor, që shihet qartë në shpërndarjen e fondeve në qeverinë vendore, qoftë në goditjet absurde ndaj tyre, duke gjobitur personalisht qytetarët e bashkive dhe komunave për shkaqet që nuk kanë lidhje me rolin e tyre ligjor dhe institucional”, - vuri në dukje Rama. Sipas tij, politizimi i tejskajshëm i marrëdhënieve të qeverisjes vendore është karakteristikë e qeverisjes demokratike gjatë këtyre viteve. Për PS-në domosdoshmëri është hartimi i planit të përgjithshëm kombëtar, hartimi i planeve të zhvillimit rajonal, bashkëveprim i ngushtë i pushtetit vendor me atë qendror. Gjithashtu, sipas socialistëve, është e domosdoshme një rritje ekonomike e qëndrueshme dhe aplikimi i një modeli të ri të zhvillimit ekonomik, social e urban. Në gjykimin e Ramës, ligjet e amenduara dhe riamenduara në raport me nevojat e pushteti vendor kanë treguar vetëm ngushtimin e kompetencave të këtij pushteti.