Berisha: Rama si Çavez, privatizimet kundër krizës

Berisha tha se deklarata të tilla nuk bëhen as nga Hugo Çaves, duke e cilësuar
"Shpreh keqardhjen për tezën e opozitës se mjerimi sot është më i madh. Gjatë viteve të PS-së në pushtet u vendos sistemi i korrupsionit, fenomen i cili ekziston ende, por ka një luftë solide kundër tij. Nuk mund të shprehim keqardhjen për atë që deklaron se korrupsioni i sotëm. Ti synon të fshish nga memoria kombëtare periudhën më të zezë të historisë shqiptare, periudhën e diktaturës. Mendon se me populizëm të mund të ndërtojë alternativa”, theksoi Berisha.
Ai theksoi se Rama e ka filluar shpejt fushatën elektorale, por kërkoi që të lërë mënjanë fabrikimin e trillimeve. “Zoti kryerar i opozitës ka filluar fushatën elektorale, e përgëzoj, uroj që të mos i avullojë benzina rrugës, por e ftoj gjithashtu që në këtë fushatë të lërë mënjanë fabrikën e trillimit. Rrafshin ekonomik e udhëheq Shkëlqim Cani, le ti referohet social-demokracisë evropiane dhe botërore, e cila në arkivat e saj ka projekte solide. Mirëpo zoti Rama me shumë keqardhje paraqiti në shoun e tij mediatik dhe detajet anësore për këtë program, teza që datojnë në një mënyrë apo në një tjetër, nga ekonomistët e vetëadministrimit tek kaosi i vërtetë ekonomik”, tha kryeministri.
Duke folur për procesin e privatizimeve, Berisha theksoi se ato janë një masë për përballimin e krizës. “Në programin e tij ekonomik ishte kryekëput antiprivatizim, tërbimin i madh nga ana e tij për shitjen e HEC-ve, deklarata e tij unike: nuk ka vend që shet të drejtën e shfrytëzimit… Ca është një shitje e të drejtës për një periudhë të caktuar, a mund ta pyesim zotin Rama? Gjigantët botërorë të naftës, ku eksplorojnë, ku nxjerrin në tokë apo mars? Po ka një njeri që nuk e shet naftën, ai është Hugo Çaves. Ti ose je i verbuar nga Çaves, ose nuk e di çdo të thotë koncesion. Ky qëndrim antriprivatizim është në kundërshtim flagrant me atë çfarë kërkohet sot nga ekonomistët botërore. Kjo është masë antikrizë, rrit eficencën dhe konkurrueshmërinë”, tha kryeministri në mbledhjen e grupit parlamentar.
Berisha foli edhe për privatizimin e Albpetrolit, duke theksuar se në garë ishin kompani të fuqishme dhe banka me rëndësi. “Nuk ka asgjë bombastike në koncesionin për ‘Albpetrol’. Në tender morën pjesë kompani serioze në fushën e naftës dhe banka nga më të mëdhatë. Lidhur me ofertën bombastike, ju zoti Rama jeni shumë gabim, të ka ngelur mendja tek 20%, këto janë gjërat më të zakonshme, mund të ofrohet asgjë ose shumë”./Start/
2012-09-17 14:23