Integrimi, Van Rompuy: Angazhim maksimal për përmbushjen e 12 kritereve

Klasa politike shqiptare duhet të konsumojë të gjitha energjitë për një përgjigje pozitive nga BE në muajin tetor. Presidenti i Këshillit të Europës, Herman Van Rompuy, ka qënë i drejtëpërdrejtë me liderët shqiptarë gjatë deklaratës me presidentin Nishani në Bruksel, duke kërkuar angazhim maksimal për 12 prioritetet.
"Presim raportin e përparimit të Shqipërisë për këtë vit, vlen të theksohen 12 prioritet, përgëzojmë angazhimin e Presidentit sa i përket reformave në drejtësi. Përpjekjet e Shqipërisë duhet të jenë maksimale, duhet të angazhohen liderët politikë për të pasur një integrim të përbashkët europian, për të patur jë rol të rëndësishëm për një progres konkret. Shqipëria duhet të bëjë dhe më shumë për të arritur prioritetet kyce. Progresi është i nevojshëm për të pasur integrimin europian. Ishte një vizitë e mirëpritur e Presidentit Nishani këtu" u shpreh Van Rompuy.
Ndërsa presidenti Nishani përkrah kreut të KiE ka vënë theksin te nevoja e unitetit politik në Tiranë, duke lënë të kuptohet se është bërë përpara, por ka ende punë.
"Shkëmbyem këndvështrimet tona në këtë udhëtim drejt BE, jemi pak javë para raportit, megjithatë ka ende disa aspekte që duhet të finalizohen, ndërsa nevojitet një unitet për të arritur më së miri reformat në aspektin gjyqësor. Jemi të vetëdijshëm për sfidat, janë bërë arritje, por ka ende shumë për të bërë. Ne folëm për angazhimin për të arritur të gjitha prioritet në fushën e integrimit. Nga ana tjetër nuk mund të jemi neglizhente ndaj problemeve ekonomike të Europës, kudiskutuam dhe rreth kësaj teme. BE është i rëndësishëm për presporitetin e rajonit. Sfidat mbeten mjaft të larta, siguroj Rompuy se Shqipëria do të kontribuojë në stabilitetin në rajon. Falenderoj Rompuy për mbështetjen që na jep, përpkrahjen për proceset dhe shpreh dëshirën më të madhe për vazhdim të dialogut" deklaroi Presidenti Nishani.
Kjo është vizita e parë e Nishanit në Bruksel, vizitë e cila vjen në një kohë delikate për vendin, pasi vetëm pak ditë na ndajnë nga vlerësimi i BE nëpërmjet raport-progresit, ku do të mësojmë fatin tonë. Do jemi një vend kandidat për në BE, apo do presim edhe një vit tjetër.