Berisha Te rrisim cilesine ne arsim te nxisim privatet
Kryeministri Sali Berisha ka përuruar mëngjesin e sotëm një shkollë 9 vjecare në komunën e Kasharit, e cila është ndërtuar nga taksa paguesit me një investim prej 55 milionë lekë, me një sipërfaqe prej 2100 metër katrorë dhe ka një kapacitet prej 350 nxënësish.
Kreu i ekzekutivit ka renditur arritjet e kësaj komune në 20 vite dhe ka theksuar se Kashari renditet qyteti i nëntë i vendit për nga popullsia dhe numëron 11 shkolla publike gjithësej dhe 4 universitete private.
“Këto ditë Kashari feston 20 vjetorin, Komuna e Kasharit për 20 vjet u modernizua, ajo sot ka 45 mijë banorë. Kashari renditet qyteti i nëntë i vendit. Komuna e Kasharit për 4 vjet ndërtoi 4 shkolla të reja, ka 11 shkolla publike dhe 4 universitete private”- deklaroi kryeminsitri i cili i konsideroi këto arritje në fushën e dijes.
Ai premtoi se do të bëjë gjithçka për një sistem arsimor modern, duke rritur cilësinë e arsimit nëpërmjet konkurueshmërisë.
“Kemi dyfishuar buxhetin në arsim që nga 2006, kemi ndërtuar mbi 71% të të gjitha shkollave në vend. Do bëjmë gjithçka për internet në çdo klasë”- theksoi shefi i qeverisë, i cili shtoi se reforma në arsim ka në epiqendër mësuesin.
Kryeminsitri garantoi se do të rrisë sërish rrogat e arsimtarëve dhe do të bëjë gjithçka për të nxitur sipërmarrësit për të shtuar shkollat private , me qëllim që të rritet konkurueshmëria dhe cilësia në arsim.