Nishani ne Bruksel takime me Rompuy Barroso Ashton

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani është nisur sot për në Bruksel, ku do të zhvillojë takime zyrtare me personalitetet më të larta të Bashkimit Evropian. Vizita e kreut të shtetit me ftesë të Presidentit të Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy parashikon takime zyrtare me personalitetet më të larta të Bashkimit Evropian. Në delegacionin zyrtar, të cilin kryeson Presidenti Nishani do të jetë e pranishme dhe Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu.
Axhenda e vizitës parashikon sot në orën 14.30, takim të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani me Presidentin e Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, pas të cilit do të ketë deklarata për shtyp dhe në orën 17.30 me Presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, që do të pasohet nga një konferencë e përbashkët shtypi.
Ditën e martë, Presidenti Nishani do të takohet gjithashtu edhe me Komisionerin Evropian për Zgjerimin, Stefan Fule, ndërsa në orën 16.30 me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, me të cilin do të japë edhe një konferencë për shtyp. Po të martën, Presidenti Nishani do të pritet nga Kryebashkiaku i Sharbeekut, Bernard Clerfayt dhe më pas do të zhvilloje në Universitetin e Lirë të Brukselit, në orën 18.00 një takim me përfaqësues të bashkisisë shqiptare.
Dita e tretë e vizitës së Kryetarit të Shtetit shqiptar pritet të përmbyllet me një takim me Zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian / Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Baroneshën Catherine Ashton.
Vizita zyrtare e Kryetarit të Shtetit në Bruksel zhvillohet në prag të publikimit nga Komisioni Evropian të Raportit të Përparimit të Shqipërisë për vitin 2012.