E Diel, 1 Nëntor 2026

Konventa, Rama-Meta: Bashkë për një fitore plebishitare që sjell ndryshimin rrënjësor

TIRANË- Partia Socialiste ka mbledhur sot paradite Konventën Kombëtare. Figura të së majtës, aleatë, të rinj dhe simpatizantë opozitarë janë mbledhur në këtë konventë së bashku në prag të hapjes së fushatës elektorale. 

Në sallë kreu i PS, Edi Rama është ulur pranë kreut të LSI-së Ilir Meta për të treguar se koalicioni i majtë është solid. Ata shafaqen të qeshur e komod.

Ish-presidenti Rexhep Meidani, një nga figurat e njohura të së majtës foli që në nisje duke kërkuar rotacionin e nevojshëm , për të cilin ka nevojë vendi, sic tha ai. “Qeveria e ardhshme të mos kthehet në burim problemesh”, u shpreh ai.

RAMA: FITORE PLEBISHITARE, RIKTHEJMË NË PUSHTET SHUMICËN
Ora 13:00- Ndërsa kreu i Partisë Socialiste Edi Rama premtoi se më 23 qershor do sjellë ndryshimin, duke realizuar zgjedhje historike.

“Kemi vullneti të garntojmë ndryshimin më 23 qershor. Zgjedhejt do jenë po aq historike sa ato të 22 marsit 1992, populli shqiptar i dha një votë plebishitare ndryshimit rrënjësor në 1992, në 23 qershor populli shqiptar me një tjetër votë plebishitare do mbyllë kapitullin e rrënimit dhe do hapë kapitullin e shpresës dhe ëndrrave që do bëhen realitet me Shqipërinë Europiane”, tha ai.

META: PAK KOHË NA NDAJNË NGA LINDJA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË SË VËRTETË EUROPIANE
Ora 12:40- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta teksa u shpreh i sigurt për fitoren e së majtës në zgjedhjet e 23 qershorit, nënvizoi se bashkimi i së majtës më shumë se cdo gjë ishte një detyrim ndaj qytetarëve që donin ndryshimin.

“Në 23 qershor shoqëria jonë është përpara sfidës së madhe për të dëshmuar zgjuarsi, pjekuri, forcë e maturi për të bërë rotacionin e domosdoshëm që do celë udhën e integrimit. Bashkimi i së majtës është reflektim i përgjegjshëm dhe në koherencë të plotë. Ky koalicion jo kalkulim numrash por deryrë dhe përmbyshje e misionit histrik që buron nga dëshira e shumicës së qytetarëve shqiptarë që duan t’i japin ndryshim vendit”, tha ai. 

Sipas Metës, koalicioni i fitores sa vjen e konsolidohet cdo ditë për të garantuar atë që ai e quajti një fitore plebishitare.
“Konsolidojmë cdo ditë koalicionin e fitores, do garntojmë vendosjen e shtetit mbi pushtetin, Shqipëria anëtare e NATO-s, faktor stabiliteti në rajon, Shqipëria që aspiron BE nuk mund t’ja lejojë vetes të jetë vendi i vetëm në Europë që shkon në zgjedhje me gjysmë KQZ. Është detyera jonë ta mbyllim këtë kapitull, dhe pas 23 qershorit të vazhdojmë rrugën e nisur drejt horizonit Europian. Ne duam një Shqipëri me stabilitet politik e institucional, ku prioritetet e poltikës janë të qytetarit. Do sjellim qeverisjen ndryshe të progresistëve, qeverisje që s’ka përpalseje me perëndimin, Europën, e BE, do forcojë urat e bashkëpunimit. Pas 23 qershorit jam i binudr se aleanca jonë do fitojë në mënyrë plebishitare”, tha ai më tej. 

“Do punojmë për një shoqëri më të denjë për të gjithë, do mbetemi besnikë ndaj vlerave të një shoqërie të emancipuar, për të realizuar endrrën e 22 viteve, anëtarësimin në BE”, nënvizoi Meta më tej.

NGJELA: NA JEPNI VOTËN SE NUK DO TJU ZHGËNJEJMË
Ora 12:00- Edhe kreu i PLD, Spartak Ngjela u shpreh i sigurt për ndryshimin e qeverisjes më 23 qershor, ndërsa tha se opozita e bashkuar do i japë fund errësirës.
“Ne do ta shpërtojmë karrocën e shtetit nga një bandë hajdutësh. Na jepni votën se nuk do t’ju zhgënjejmë”, tha ai.

MILO: RRUGA E OPOZITËS, FITORJA
Ora 11:40- Paskal Milo, kreu i PDS gjatë fjalës së tij në këtë konventë u shpreh I binudr se rruga e Aleancës së Shqipërisë Europiane është ajo e fitores.

“T’i japim Shqipërisë ndryshim cilësor. Kjo konventë nuk është thjesht një manifestim zgjedhor që e bëjmë në prag të fushatës. Është përpjekje që ëndrrat dhe aspiratat e shqiptarëve të gjejnë realizim të plotë. Ekipi ynë do jetë i ndryshëm. Kjo konventë hap rrugën e suksesit tone. Nuk ka rrugë tjetër vetëm ai ajo e fitores së opozirtës”, tha Milo më tej.

Sipas tij më 24 qershor, “Opozita do clirojë Shqipërinë nga kthetrat e diktaturës”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›