Berisha: Rama s'ja doli ta bllokojë vizat, tani mban peng integrimin
TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha akuzoi kreun e Partisë Socialiste Edi Rama se ka tentuar të bllokojë procesin e liberalizimit të vizave për shqiptarët, duke lobuar në disfavor të saj, por sipas kreut të qeverisë nuk i'a doli.
“Liberalizimi provoi se shqiptarët e meriton plotësisht. Shqiptarët ishin fatlumë, pavarësisht përpjekjeve të mëdha dhe më unike në historinë e Europës, të kreut të opozitës për të bllokuar procesin e vizave. Thirrjet hap kutitë, letrat e tij se po hoqët vizat 800 mijë apo 1 milion shqiptarë do derdhen në Europë patën zero efekt në proces, Europa vecse u cudit se si ka mundësi.”,- theksoi Berisha.
Shefi i qeverisë në një konferencë përr mediat deklaroi se kreu i opozitës po mban peng integrimin e vendit për shkak të interesave personale, duke mos votuar ligjet që kërkojnë 3/5 në Parlament.
“Shqiptarët ishin me fat se ky proces, ndonëse bazohej në dhjetëra ligje e reforma nuk bazohej në ligje me 3/5 që të mund ta bllokonte zoti Rama, si bllokoi cdo ligj me 3/5 përfshirë dhe ata që kanë të bëjnë me sigurinë rrugore dhe jetën e shqiptarëve, me luftën kundër larjes së parave dhe trafiqeve, me gjykimin mbi bazën e kodit administrativ. Na kanë mbetur ligjet me 3/5 që Rama i mban si plackë tregu për të dënuar shqiptarët me statusin e vendit kandidat”,- theksoi Berisha.
Kryeministri Berisha duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve sqaroi se shqiptarët do të jenë ata që do të zgjidhin cështjen e marrjes së statusit kandidat për në BE.
“Në 8 maj Rama përpjetoi humbje. Nuk e di nëse do të ndgushëllohet duke e shpallur veten ‘Kurban’. Por ai mbetet humbësi me 41 mijë vota në shkallë vendi, me 19 deputet më pak, humbës në shumicën e minibashkive, humbës në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe të minibashkive. Kjo do thotë që qeveria do bëjë cfarë ka në dorë që të marrë statusin e vendit kandidat, por qeveria nuk është ajo që disiplinon apo udhëheq opozitën, ajo është sovrane në këtë vend dhe këtë nuk mund ta shkelim kurrë. Shqiptarët do zgjidhin problemin, para apo pas 2012 këtë e dinë shqiptarë”,- nënvizoi kryeministri.
vijon