E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama s'percakton legjitimitetin e qeverise

Nga qyteti i Kukesit, kryeministri Sali Berisha i ktheu dje pergjigje kreut te Partise Socialiste, Edi Rama, i cili ka deklaruar se nuk e njeh qeverine e tij. Shkurt dhe prere, kryeministri i tha Rames ne distance, se nuk e percakton ai legjitimitetin e qeverise, por sovrani, populli. "Nuk eshte ai qe percakton legjitimitetin e qeverise, por ate e percakton sovrani, i cili i rezervoi atij banesen e humbjes, i dha humbjen. Tani po te doje, te beje Hamletin cdo dite ne monologun e tij, ne do te ecin drejt Shqiperise evropiane", tha kreu i qeverise. Sipas kryeministrit Berisha, qeveria e tij do te vijoje te ndertoje Shqiperine. Duke u ndalur ne Kukes, kryeministri tha se kjo zone do te kete nje rruge te standardeve evropiane. "Ajo i ka pasurite e tjera, po i mungonte rruga, ujesjellesit, vaditja dhe ne e shnderrojme kete ne nje territor te nje vendi evropian", u shpreh Berisha, duke shperfillur keshtu deklaratat e Rames, se nuk do te njohe qeverine e re qe do te formohet mes PD dhe LSI ne shtator. Sipas kryeministrit, Rama cdo dite e me shume po u thote shqiptareve marrezira te pa degjuara ndonjehere. "Dua te shpreh realisht nje keqardhje se, pavaresisht se ai eshte nje kundershtar, por, kur e degjoj t'u thote shqiptareve cdo dite marrezira te padegjuara ne 20 vitet e fundit, nuk mund te mos ndjesh ne rrafshin njerezor dhimbje", tha kryeministri. Sipas tij, nje dite Rama del e deklaron se TEC-et me qymyr nuk ndertohen me ne Evrope, ne nje kohe kur, ne fakt, kriza energjetike i ka rikthyer ato me fuqishem se ndonjehere. Po keshtu, Berisha permendi dhe akuzat qe dolen nga selia roze per tokat ne Kashar. "Ne miratuam detyren e studimit te zones Kashar-Vore-Preze dhe ai doli dhe u tha shqiptareve se Tirana eshte 2800 hektare, ndersa ne KRRTRSH u miratuan ndertime per 3500 hektare. Une do te isha shume i lumtur, ne rast se do te ndertohej nje qytet i madh me 3500 hektare, por e verteta eshte se ky eshte nje problem i larget, jo i afert. Tai doli e deklaroi se nuk do te njohe legjitimitetin qeverise, prape nje marrezi", vijoi kryeministri. Reagimi i tij erdhi menjehere pas deklaratave qe kryetari socialist Rama, beri dy dite me pare, kur tha nuk se nuk do te njohe qeverisjen e Berishes me Meten. Qeverisje qe sipas tij eshte e krijuar jo me votat e popullit, duke i quajtur ato te manipuluara dhe tjetersuara.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›