E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Qeveri e dale nga krimi elektoral i 28 qershorit

Selia roze e cilesoi dje qeverine e re qe do te krijohet ne shtator mes PD dhe LSI, si nje kabinet shtatanik te dale nga krimi elektoral i 28 Qershorit. Zedhenesja e Partise Socialiste, Armela Imeraj, ne emer te partise, akuzoi kryeministrin Sali Berisha se i eshte kthyer rruges se mashtrimit dhe shpifjeve te uleta, kur akuzon kreun e PS-se Edi Rama se e ka quajtur rrugen Durres-Kukes si "rrugen e asgjekundit". "Sali Berisha po prodhon shpifjen e ulet te dites, ne te njejten dite qe Kolegji Zgjedhor mbylli turpshem maskaraden zgjedhore me shkeljen flagrante te ligjit dhe mohimin e perseritur te se drejtes demokratike te opozites per te bere transparence mbi kutite e dyshuara te Beratit, Tiranes e Shkodres", akuzoi Imeraj. Sipas Partise Socialiste, kryeministri Sali Berisha, po vijon shfaqjen e inaugurimit te rrugeve pa buxhet, ne perpjekjen per te fshehur krizen ekonomike dhe politike ku vendi tanime ka hyre realisht. "Sali Berishes nuk i intereson vendi, por vetem pushteti i perfitimeve per oborrin e tij familjar, interesat e te cilit do ta shtyjne perdite e me shume ne rrugen e asgjekundit qeverine shtatanike te dale nga krimi elektoral i 28 qershorit", reagoi selia roze. Sipas kesaj force politike, kreu i qeverise ne pushtet, po vijon rrugetimin e turpshem te akuzave dhe te shpifjeve ne adrese se kryetarit Edi Rama, ne nje kohe qe ne rrugen e asgjekundit sipas socialisteve, hyri perfundimisht qeveria e shtatanike e ciftit te ri te politikes se vjeter. "Kjo qeveri, doli jo vetem nga zgjedhje pa standarde demokratike, por edhe nga dhunimi i ligjit dhe te drejtes demokratike te opozites deri ne etapen e fundit te procesit ku drejtesia nuk dha drejtesi, por vulosi padrejtesine e pandershmerine e zgjedhjeve te 28 qershorit", reagoi PS. Reagimi i selise roze, erdhi vetem nje dite, pasi Kolegji Zgjedhor rrezoi te gjitha ankesat qe kjo force politike paraqiti ne kete institucion kunder rezultatit te zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit. Dy ankesat e fundit ishin per rivleresimin dhe rinumerimin e kutive problematike ne Qarkun e Tiranes edhe ne ate te Shkodres. Nderkohe qe reagimi vjen dhe pas akuzave te kryeministrit Berisha qe nga Kukesi, ndaj kryesocialistit Rama, ku e akuzon liderin e PS se ka deklaruar se rruga Durres-Kukes eshte rruga e asgjekundit.

PD: Rama t'u kerkoje falje 6 milione shqiptareve

Nuk vonoi reagimi i selise blu, kunder akuzave te Partise Socialiste, se kryeministri Sali Berisha shpif. Zedhenesja e Partise Demokratike, Erla Mehilli, tha ritheksoi dje se ka qene Edi Rama, ai i cili e ka quajtur korridorin e kombit rrugen Durres-Kukes, si rrugen e askundit. "Une ju kujtoj, meqe Rames i eshte shuar kujtesa nga humbja e zgjedhjeve, se e ka shprehur publikisht kete gje ne mediat e vendit, te kontrolluara dhe te pakontrolluara prej tij, zelltareve dhe pseudo-analisteve politike", tha Mehilli. Sipas Partise Demokratike, nese Rama eshte penduar tashme per shpifjet, sulmet dhe etiketimin ndaj rruges, atehere le t'u kerkoje personalisht publikisht te falur rreth 6 milione shqiptareve, ne Shqiperi dhe Kosove. Nga ana tjeter, Mehilli reagoi edhe per sulmet qe sipas PD-se, Rama po i ben institucionit kushtetues, Kolegjit Zgjedhor. "Keto jane sulme qe behen nga pozitat e humbesit per te maskuar pergjegjesine e humbjes se zgjedhjeve te 28 qershorit. PD ka denuar dhe denon cdo sulm ndaj institucioneve te vleresimit te zgjedhjeve dhe te shqyrtimit te ankesave si nje perpjekje e paskrupullt per te nderhyre dhe per te ndryshuar rezultatin e tyre", vijoi ajo ne emer te selise blu. Demokratet, i sugjerojne kreut te Partise Socialiste, Edi Rama, qe te pranoje humbjen ne zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit dhe te mos sulmoje institucionet qe kane te drejten legjitime te japin verdiktin perfundimtar per zgjedhjet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›