Berisha Rama ta sjelle oferten ne Kuvend

Kryeministri Sali Berisha pas kthimit nga Lisbona i ka kerkuar rishtas opozites te dorezoje ne Parlament oferten me te re te saj per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit vetem me hetimin e materialeve zgjedhore duke lene jashte hetimit fletet e votimit. Ceshtjes se kutive i kam dhene pergjigje. Rama te dorezoje dokumentin ne Parlament qe une te njihem me te pasi une nuk e kam per shtat politiken e megafonit andaj une them qe cdo kerkese e dorezuar zyrtarisht do te shqyrtohet me rigorozitet dhe seriozitet - garantoi Kryeministri. Ai deklaroi dje ne nje konference per shtyp se mazhoranca ka dy parime baze respekt te plote te ligjit dhe Kushtetutes ashtu sikurse te drejtave te opozites.
Une nuk kam paragjykim. PS ta dorezoje ne Kuvend dhe une do ta shqyrtoj me kujdes pasi ne jemi shtet ligjor mbi dy parime te respektojme shtetin ligjor dhe kerkesat e opozites parime qe une i kam respektuar - tha Berisha duke shtuar se jam i vendosur se do te shqyrtoj me seriozitet cdo kerkese e saj. Ai me tutje u pyet edhe per rastin e deputetes Vokshi dhe perplasjen e saj me Policine e Kosoves ndersa konfirmoi se nga pala kosovare i ishte kerkuar ndjese deputetes se Kuvendit te Shqiperise.