E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te kesh e te mos kesh dell

Nuk me kujtohet per dreq se kush mendimtar amerikan pat shprehur se Per tu gjendur i jashteligjshem sot ne Amerike boll te dalesh ne rruge e te therrasesh me idete e Lincolnit e te Thomas Jeffersonit.

Ndikimi i pazakonte i ambasades amerikane ne vendet tona Shqiperi e Kosove pertej cdo mase molare politike ne krahasim me vendet e tjera te ish Lindjes ka arritur permasat e nje Norme e nje normative te padiskutueshme. Dhe jo vetem te trupave e grupeve politike por deri ne rangun qytetar etalon i organicizuar neper keto vite.

Mjaft te zhbirosh kalimthi ligjerimin anomim popullor i cili i krijon vetiu figuracionet verbale politike ne menyre tangenciale detyrimisht por me sinjifikantin te gelltitur pasi i eshte hedhur neper duar nga ligjerimi fodull anti-popullor dhe oportunist i politikes shqiptarofolese.

Ai do fitoje se e do Amerika

Ate se heqin se e ka mire me Ameriken

Deri dhe te perkufizuesi me absolutist shqiptar Ehu Amerika eshte Amerike

Aq sa nuk e kuptoj se cfare e ka penguar administraten amerikane gjithe keto vite ti jape gjuhes shqipe nje medalje per super-patriotizem ne distance parapelqyese jo vetem te vlerave values por si mbeshtetes pa pikepyetje te philisophia perennis te administratave amerikane. Kuptohet se lideret shqiptare e kosovare smund te kishin kurre kuraje ta kerkonin a ta lypnin nje medalje te tille. Por edhe amerikanet mund ta jepnin ate vete per shembull nen kuadrin e asistences teknike pasi te perfundonte trajnimi i policeve te rinj.

Nen kete hemorragji paksa hidh-e-prit te ligjerimit te rrenjosur popullor mbase me kujtohet madje sesi prej ketij graviteti te kredibilitetit nga ana amerikane te ne nje ish magazinier i nje partie politike ne Tirane me pyeti me fleten e lotos ne dore

-Po qysh eshte ajo Amerika me qafsh ee...

Mirepo fajet ne kohen e sotme nuk mund te jene te njenaneshme. As ndikimet dhe as ngulimet pastaj gjuhesore popullore nuk arrijne te behen te tilla pa deshiren qofte edhe jo-racionale te pales se mburrur kaq ne ekstrem.

Populli i mirefille ai qe nuk eshte telespektator ose mish per vota ose thjesht detaj i deshires kapitaliste ne kuptimin e Deleuze-it jo te E. Hoxhes nuk ka dell per te krijuar ligjerime qe e nxjerrin te gjithin qesharak para vetes.

Nuk e ka si dell per ta nxjerre thjesht si nje injorant ne vazhdimesine e vet natyrore dhe jo thjesht ne fragmentarizimin e periudhave regjimore apo te jetegjatesive qeveritare.

Ndoshta populli i mirefille ai qe synon ta evokoje vazhdimisht nje Levizjedhe jo ai qe e merr persiper qofte edhe me buzeqeshje nje qeveri apo mazhorance nuk ka dell per te krijuar xhunga te tilla gjuhesore e ligjerimore qe sigurojne pushtetin absolut te nje modeli mendor administrativ.

Sepse besoj qe mund te flasim per nje lloj absolutizmi te krijuar e te rifurnizuar te nocionit Amerike ose me sakte fare te fiksimit ambasade amerikane ne kete ligjerimin pertac politik te gjuhes shqipe.

Dakord nese nje ndjesi e forte e afrimitetit krijohet saje nje rezonance mes popujsh mes modulesh shpirterore e madje dhe juridike ne rastet kur keto te fundit kane siguruar zerin e te shtypurve e te mbyturve. Dhe e verteta eshte qe disa here ambjenti amerikan i ka shembuj te tille.

Por me duket se ky absolutizem dhe marres-dhenes i sigurise amrikane ne vendet tona per te siguruar stabilitetin e nje figure apo force politike para syve te popullit thjesht spektator nuk lidhet me shembujt e mesiperm. Dhe pervec idese se mireqenies se shpejte dhe sigurimit te bukes se perditshme aferia e shqiptarofolesve me amerikanet eshte teper e pakte ne mos po fare. Ajo mbetet me se shumti nje afere emigrimi. Nga e njejta popullsi qe njezet vite me pare pat lexuar po duke qeshur rubriken lsquoMoj e zeza shtepi e bardhe te revistes Hosteni qe per cudi perkthente dhe pershtaste kolonat satirike te Art Buchwald-it te Chicago Tribune gje qe ia fshihnin popullit.

Me duket se ky verbalizem popullor mbi ndikim absolut amerikan vjen me shume si nje kokeposhte si nje invertim i ligjerimit te komunizmit lidhur me Ameriken gje qe tashme e dime se ska qene edhe fare fare i pabazuar.

Por popullin jo te mirefille popullin jo-vetevendoses pra popullin spektator trupat servile politike shqiptarofoles mesa duket duan vetem ta mbajne ne kete As mac kokeposhte por e njejta leter vetem se zemra tani duhet transferuar doemos djathtas. Madje edhe per partite e majta shqiptarofolese.

Problemi per popullin vetvendoses fillon mbase kur absolutizmi pushtetor i nje vendi sigurohet vetem me nderhyrje ushtarake dhe me fitore saje mungeses. Qe domethene nen kumtin e mosbesimit te shkjau te greku te europi kurva e motit e te tjera hordhi verbale qe nuk bejne gje tjeter vecse fundosin popullin e mirefille kudo qe eshte kudo qe mund te jete duke u bere. Domethene edhe ne Greqi edhe ne Brazil ... pse jo edhe ne Kosove.

Vetem populli thjesht telespektator ka dell per ligjerime masive sa me siper qe nga njera ane nuk sinjifikojne asgje Amerika osht amerike qe jane tautologji gjuhesore por qe nga ana tjeter kane nje perdorim masiv tranxhe pra shfaroses te diskursit.

Ai lloj populli ka dell per tu shfaqur si nje mur graniti para perpjekjeve per te argumentuar qete dhe qarte sesi nje popull i tille nuk eshte mirefilli popull por vetem nje gome shpetimi per apokalipsin e trupave te shemtuar politike.

Referenca ketu i drejtohet figures se Isaac Newton-it gjeniut qe e kalonte kohen ne laborator per te gjetur daten e sakte te Apokalipsit. Fizikanit qe arriti te shprehe nje mrekulli se apokalips nuk do te kete ashtu si na e mesojne rendom as kiamet por vetem rrenim te trupave politike political bodies.

Mes krishterimit kolonial dhe faktualizmit shkencor edhe moduli amerikan duhet te kete frike ose te pakten droje nga dicka. Dhe droja duhet te jete kjo populli i mirefille varet se ne ckah vendos te kaloje se me cfare mund te mesohet te mesoje.

Ai apokalips del ne fakt shume me i afert. Biles ai ka qene e eshte aty perhere perdite. Dhe nje tjeter gjenial amerikan kesaj here Apokalipsi ndodh atehere kur njerezit ndjejne ate qe ndjejne shohin ate qe shohin degjojne ate cka degjojne W. Burroughs.

Pra ai populli qe nuk sheh ate qe ia vene para si perfaqesim te realitetit qe nuk degjon ate qe ia ve refren kusht ta degjojne dhe nuk ndjen ate qe i thone se duhet te ndjeje.

Dhe vetem pastaj mund te ulemi e te flasim per Rregulla te lojes. Vetem nen kete kulture humane sa in-humane ne kuptimin e Foucault-se jo te Hitlerit vetem atehere mund edhe te rrime te flasim per Denjesi per vizite.

Ndoshta duhet te kesh dell per te qene i denje per vizite mbase. Por duhet patur mbase dhe dell per ta hequr qafe kete terminologji pushtetare me baze mjekesore Vizite mjeku qe sheh pacientin Qe ka dell vetem per te dhene porosi me baze regjimi me norme dozash e me perkujdesje te distancuar si cdo mjek e si cdo mjekesi.

Dhe kjo Vizite e perfaqesimit amerikan ka kohe qe behet virulente neper gjuhen tone popullore te popullit elektoral vizitat e mezipritura e te shtyra e te mezipritura e te shtyra e me ne fund te realizuara te presidentit jashte mandatit ose ne fund fare te mandatit etj etj.

Vetem populli mediatik e spektator ka dell per abstragime te pergjithesuara me terrorizma e me krime te organizuara per fjale pa fund qe mbarojne me ndashejshen association organisation finalisation ....

Nga ana tjeter eshte shume e pritshme se sot ne epoken e pushtetit te infilrtuar ne jeten qytetare sidomos te vendeve tona ku e drejta per te menduar e per te vetevendosur ska qene kurre juridikisht prani sot pra nuk pritet dhe aq fair play me perfaqesuesit politike amerikane e me ngushte. Nje ambasador i tille eshte thjesht nje bajloz ne televizior me ngjyra dhe kaq

Aq sa eshte idiotesi ose propagande enkas qe aksh grupim politik shqiptar do mund te vendose se do nderprese marredheniet me ShBA -megjithese si ne filmin e Lubitsch It would be a terrific laugh per dy dite.

Gjithe ceshtja eshte qe ky parimi neokolonialist i Denjesise te mos na dale si nje Komandament i 11-te per popujt tane me fe te perziera.

Dhe qe asnje ambasador te mos kete lehtesine ta hedhe kete hamburger politik ne mes te gojeve shqiptarofolese ende ne tranzicion dhe ende pa metafiziken e mirefille te vet-mendimit.

Do te ishte mandej habi sikur ambasador bajlozi te mbante anen e Orvatjes per vetvendosje. Por jo. Lincoln-i eshte vrare me kohe Amerika ka mbijetuar sepse mes te tjerash ka shpikur dhe mrekulline Lincoln. Ambasadori sbesoj ta kete per detyre qe te shuaje cdo energji per mrekulli te ngjashme ne popujt e tjere.

Nje fjale e fundit lidhur me Denjesine Mund tia fusesh popullit nje pjese te kohes. Mund tja fusesh nje pjese te popullit gjate gjithe kohes. Por nuk mund tia fusesh gjithe popullit gjate gjithe kohes

perkthim i lire.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›